Arta Dobroshi kryeson komitetin
selektues kosovar për Çmimin Osca

Arta Dobroshi kryeson komitetin<br />selektues kosovar për Çmimin Osca
PRIZREN - Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka shpallur komitetin përzgjedhës, i cili kryesohet nga aktorja kosovare me famë botërore Arta Dobroshi.

Anëtarë të këtij komiteti janë dhe regjisorja Blerta Zeqiri dramaturgu i njohur kosovar Jeton Neziraj, kuratori dhe artisti Albert Heta, dramaturgia dhe gazetarja e njohur Jeta Xharra, aktori Alban Ukaj si dhe kameramani Sylejman Kllokoqi.

Komiteti do të bëj përzgjedhjen e filmit më të mirë që do të jetë kandidati kosovar për çmimin Oscar për kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

“Ky është moment historik për popullin e Kosovës. Kjo është hera e parë në historinë tonë që kemi mundësi të nominojmë një film për Oscar. Ndihem shumë e nderuar që jam presidente e komitetit selektues nga Kosova. Shumë urime Kosovë’, është shprehur kryesuesja Arta Dobroshi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim