Arta Dobroshi në Kanë
nuk pritet mirë nga kritika

Arta Dobroshi në Kanë <br />nuk pritet mirë nga kritika
KANË - Aktorja kosovare Arta Dobroshi ka shkelur në tapetin e kuq të edicionit të 65-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë që po mbahet këto ditë. Ajo nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Madje mediat e ditën e premte i kanë dhënë shumë rëndësi pranisë së saj.

Arta Dobroshi ka bërë fotografi të stilit të ikonës Marilin Monrosë, e cila është edhe imazhi i këtij edicioni. Sesioni i fotografive të Dobroshit ka bërë që e gjithë vëmendja të zhvendoset tek ajo.

Por kalimi i vëmendjes tek Dobroshi ka qenë edhe një risk për të. Kritika e filmit nuk ka vonuar të bëjë vërejtje kur e quan filmin e saj një realizim të mirë, por “me një tregim konfuz, i cili kërkon nga shikuesi një vëmendje të madhe. Filmi do të mund të ishte më i mirë nëse regjisorja do të hynte më thellë në historitë e personazheve që veprojnë me të gjatë filmit”, shkruan “Le Monde”.

Filmi “Tri botët” është në konkurrencë zyrtare në festival në kategorinë “Un Certain Regard” që është i njëjtë me çmimin “Palma e Artë’.

Arta Dobroshi nga Kana të enjten në mbrëmje ka dhënë një deklaratë për emisionin “Interaktiv” të KTV-s, pak minuta pas premierës. Ajo kishte deklaruar se ndihet e lumtur që po përfaqëson edhe Kosovën në një festival kaq të rëndësishëm.

Edhe pse kritika e filmit në Francë nuk e ka pritur aq mirë filmin, në Kanë “Tri botët” ka ngjallur interesim të madh. Sipas të dhënave zyrtare të festivalit, tashmë janë shitur tre mijë bileta. Megjithatë Dobroshi rolin në këtë film francez e ka përshkruar si një përvojë që i ka dhënë asaj shumë kënaqësi.

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit