Zgjedhja e Vate Stakës në vend të Antoneta Sevdarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shkaktuar debate në Asamblenë e përgjithshme të Prokurorëve.

Debati ka qenë për fletën e votimit, ku Sokol Malaj ka kërkuar që në flete të shkruhen opsionet pro dhe kundër, ndërsa në kundërpërgjigje Arta Marku u shpreh se ky vendim tashmë është marrë dhë kush nuk do mund të largohet dhe të mos marrë pjesë në votim.

Pikërisht këto qëndrime kanë shkaktuar edhe debate.

Ndërkohë gjatë mbledhjes Vate Stakaj u zgjodh anëtar i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pasi kaloi me sukses procedurën e rivlerësimit, Staka u propozua për plotësimin e vakancës së lënë në KLP pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit.

Disa ditë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin nga detyra të Sevdarit, e cila ishte njëherësh edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për mosjustifikim të mjaftueshëm të burimeve financiare të pasurisë që zotëron bashkëshorti i saj.

Debatet

Arta Marku: Zoti Malaj gjej dispozitën ligjore dhe vendos ku parashikohet që votomi parashikohet të jetë 50+1 dhe e hedhim në votë.

Sokol Malaj: Më gjeni dhe ju dispozitën ligjore kundër. Unë po të them parimet kushtetuese dhe demokratike për një votim dhe për përzgjedhje.

Arta Marku: Për fletën tim të votimit e përcakton Prokurori i Përgjithshëm. Neni 114 paragrafi 2 i ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë

Sokol Malaj: Ne kemi të drejtë të ndryshojmë atë pikën 15

Arta Marku: Ne vazhdojmë me votimet, kush nuk do të marri pjesë është i lirë të largohet.

Sokol Malaj: Ne bëjmë propozimin shtesë  që themi, propozim për ndryshim të rregullores. Kuorumi është 1 e 10, atëherë ta propozojmë këtë rregullore për ndryshim. Përderisa është lënë e drejta që kjo rregullore mund  të ndryshohet me shumicën e anëtarëve pjesëmarrës këtu atëherë ndryshohet. Është vullneti i shumicës dhe vullneti i shumicës nuk dhunohet.

Arta Marku: Propozimi është nga 1 e 10-ta, por propozim në kundërshtim me ligjin nuk mund të ketë.

Sokol Malaj: Nuk është në kundërshtim me ligjin. Ta vendosi shumica

Arta Marku: Do vazhdojmë me rendin e ditës, kush nuk do të marri pjesë të largohet dhe pastaj bëhen ankimet ne Gjykatën Administrative të Apelit.

Sokol Malaj: Unë ftoj prokurorët që të ngrenë dorën kush është dakord që të votohet me 1 të 10-tën për mënyrën e përzgjedhjes dhe unë ngre dorën.

Arta Marku: Mbledhjen e drejtoj unë zoti Malaj. Ju lutemi uluni që të mos ju nxjerr jashtë. Uluni se përndryshe do dilni jashtë.

Sokol Malaj: Dilni jashtë...Nuk jemi në fillore

Arta Marku: Mbledhjen e drejtoj unë, nuk e drejtoni ju.

Sokol Malaj: Mbledhjen e drejtoni ju, por unë po bëj një propozim që duhet respektuar.

Arta Marku: Uluni ose vazhdoni.