Kryeprokurorja Arta Marku firmos lëvizjet e para në postet drejtuese të akuzës në ved. Mëngjesin e kësaj të premte Marku e ka nisur me lëvizjen nga kreu i Njësisë së Dekriminalizimit të prokurores Rovena Gashi e cila nga sot nuk do të jetë më në këtë post.
Gashi sipas materialit të prokurorisë së përjgithshme do të kaloj prokurore e thjeshtë në njësinë e dekriminalizimit, ndërsa kjo njësi do drejtohet nga Arqile Koça, ish-kandidat për kryeprokuror. Vetëm pak ditë më parë Gashi iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica, ku Gashi argument se pas verifikimeve këta deputet nuk kishin treguar në formularë ndalimet nga policia italiane me akuzën e vjedhjes.
Rvena Gashi është një ndër prokuroret e konsideruara rrethi i ngushtë i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla ndërsa po ashtu është dhe prokurorja e cila garon për t'u bërë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gashi është në listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët ambasada amerikane pak muaj më parë i refuzoi vizën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas refuzimit të vizës Gashi iu drejtua institucioneve publike përfshi dhe Presidencës me një letër sqarues për pozicionin e saj dhe argumentet se shkak për heqjen e vizës ishin bërë qëndrimet e saj publike për reformën në drejtësi.
Pak pas lëvizjez së Gashit Kryeprokurorja Marku e shoqëruar dhe nga drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjitshme zoti Adnand Xholi mbërriti në Prokurorinë e Tiranës. Marku qëndron në ambientet e Prokurorisë së Tiranës vetëm 5 minuta dhe aty prezanton drejtuesin e ri prokurorin Dritan Rreshka. Këto janë pamjet teska marku përshëndet me ish-kryeprokurorin e Tiranës z.Petrit Fusha dhe kreun e ri z.Rreshka. Report Tv ka mësuar po ashtu se një tjetër ndryshim i bërë nga Marku është dhe shefi i kabinetit ku në vend të Fiori Ballaurit ka caktuar prokuroren Alketa Zifla. Ndërkohë me nisjen e vitit 2018 kryeprokurorja Arta Marku do të prezantoje dhe disa ndryshime të tjera në prokuroritë e rretheve.
/Shqiptarja.com

(Arqile Koça, Arta Marku dhe Rovena Gashi)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO