TIRANE -Ndryshimet në organin e akuzës në vend do të vazhdojnë ndërsa kryeprokurorja Arta Marku në një takim për herë të parë me gazetarët pas marrjes së detyrës paralajmëron dhe surpriza në vazhdën e këtyre ndryshimeve.

“Objektivi im mbetet zbatimi i reformës në drejtësi dhe ligjeve të prokurorisë, lufta ndaj paligjshmërisë, trafiqeve, krimit të organizuar ndaj dhe rezultatet e punës time do të tregojnë këtë”, u shpreh Marku pasi u pyet se si e shef ajo vetën në krye të akuzës.

 

Dhe pse refuzoi të jap një përgjigje për mënyrën e betimit në parlament mes konfliktit dhe flakadanëve, Marku tha se njëherë tjetër ajo do të ketë dhe një përgjigje për këtë situatë.

E pyetur për tensionet e krijuar me vartësit e saj të liruar nga postet e mbajtura kur prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla, Marku u shpreh se tensionet s’janë krijuar prej saj por nga ligji dhe të gjithë ata që janë larguar e dinë arsyen se përse siç e dinë dhe të rinjtë që kanë ardhur në postet drejtuese.

E teksa prej më shumë se tre javë kryeprokurorja Arta Marku çdo ditë udhëton nga Shkodra për në Tiranë ajo sqaroi se për aq kohë sa është e përkohshme s’do ta ndryshojë banesën por një mandati 7 vjeçar nuk do t’i thoshte 'Jo'.

Në takimin me gazetarët, Marku u shoqërua nga drejtoresha e kabinetit Alketa Zifla, drejtori i hetimit, Adnand Xholi, si dhe nga këshilltari për mediat, Deninon Ndrenika.

arta marku me gazetaret
(Foto nga takimi i kryeprokurores Arta Marku me gazetarët)

Në axhendën e Markut këtë të hënë ishte dhe takimi me ambasadorin Britanik në Tiranë, z. Duncan Norman, ku sipas burimeve nga ky takim ai ka shprehur mbështetjen për znj.Marku dhe prokurorinë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar trafiqeve dhe paligjshmërisë.

marku

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com