Shqipëria merr drejtimin e SEPCA për 12 muajt e ardhshëm. Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Beograd, ku ishin të pranishëm shefat e Policisë të Europës Juglindore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Artan Didi u zgjodh president i Shoqatës.

Gjatë fjalës së tij, Didi tha se po bëhen përpjekje intensive nga qeveritë e rajonit, për forcimin dhe konsolidimin e sistemit demokratik në vendet respektove. Sipas tij korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i qenieve njerëzore, fenomenet e migracionit të paligjshëm janë problemet krysore në të gjitha vendet e rajonit.

didi


“Pra, ne nuk jemi më ata të një viti më parë, pasi situata nuk është më ajo e një viti më parë. Dhe për rrjedhojë, edhe Shoqata jonë nuk mund të jetë ajo e një viti më parë. Ne duhet ti përgjigjemi zhvillimeve brenda vendeve tona dhe atyre rajonale, ndaj organizata jonë duhet të na ndihmojë për t’ju përgjigjur sfidave rajonale me një strategji rajonale dhe ne tashmë e kemi identifikuar këtë nevojë. SEPCA tashmë ka mbushur 12 vjet nga krijimi i saj, periudhë kjo e mëse e mjaftueshme për të vlerësuar domosdoshmërinë e kësaj shoqate, për të krijuar dhe siguruar një bashkëpunim permanent ndërmjet policive të vendeve të rajonit tonë, të Europës Juglindore, si dhe për të gjykuar mbi perspektivën e saj të zhvillimit për të qenë e aftë të identifikoje dhe tu paraprijë problemeve që ndeshin organizatat policore që ne përfaqësojmë në përballjen e përditshme me sfidat e brendshme dhe ato rajonale në fushën e sigurisë, të cilat janë një shqetësim i përbashkët i popujve tanë dhe që lidhen me kushtet gjeografike dhe socio-ekonomike të këtij rajoni”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)