Artan Didi shkarkon të akuzuarin
nga Dritan Dajti, Arjan Muça

Artan Didi shkarkon të akuzuarin<br />nga Dritan Dajti, Arjan Muça
TIRANE - Shkarkohet nga detyra Drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Arjan Muça. Shkarkimi i tij është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi. Në vend të tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka emëruar Agron Sojatin. Ndërkohë që në polici është rikthyer Artan Bajraktari, një nga emrat më të njohur të policisë
 
Arjan Muça, i përfoluri në çdo seancë gjyqësore nga Dritan Dajti, i cili po gjykohet për vrasjen e katër oficerëve në Durrës, është shkarkuar nga detyra, ndërkohë që në polici është rikthyer Artan Bajraktari, një nga emrat më të njohur të policisë, i cili u nxor në reformë në vitin 2005. Urdhri për këto ndryshime është firmosur nga kreu i ri i policisë, Artan Didi, i cili dje ka qenë i pranishëm, bashkë me ministrin e Brendshëm për prezantimin e drejtorit të ri të policisë së Tiranës, Ardian Çipa. Burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme bënë të ditur se dje në mëngjes, kreu i policisë ka firmosur largimin e Arjan Muçës nga funksioni i Drejtorit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe emërimin e tij si specialist në një nga sektorët e Akademisë së Policisë.

Në vend të tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka emëruar Agron Sojatin, bashkëpunëtor i Didit për ndërtimin e programit për ristrukturimin e policisë, draft i cili iu propozua ministrit të Brendshëm dhe mbi bazën e tij po bëhet reforma në këtë institucion. Ndërsa sa i përket Arjan Muçës, i cili është djali i Selim Muçës, kreu i komunitetit mysliman në vendin tonë, burimet policore bënë të ditur se emri i tij është përfolur shumë nga i pandehuri Dritan Dajti në lidhje me operacionin për arrestimin e këtij të fundit, ku mbetën të vrarë katër punonjës të operacioneve speciale. Muça ishte personi, që dha urdhrin për ndërhyrje, për të cilën edhe sot ka diskutime nëse ka qenë një operacion profesional, apo ka pasur shumë defekte.

Madje, menjëherë pas këtij operacioni me pasoja të rënda në vitin 2009 dhe dorëheqjen ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Ahmet Prençi. Gjithashtu, Muça është akuzuar nga Dajti edhe për një sërë ngjarjesh të tjera, ndër të cilat ka qenë edhe ajo e vrasjes së Sali Tivarit. Sa i përket lëvizjeve të tjera që janë kryer dje në kupolën e policisë mësohet se kreu i ri i policisë ka shkarkuar edhe Behar Tafën nga funksioni i Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë. Në krye të kësaj drejtorie, e cila ka në varësi Interpol-Tiranën është vendosur Artan Bajraktari, i cili është rikthyer në polici pas një mungese prej 8 vitesh. Bajraktari ka drejtuar Interpol-Tiranën deri në vitin 2005, kur u nxor në reformë.

 Shkrimi u publikua sot (12.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë