Artan Hoxha: Bojkoti i zgjedhjeve, trishtimi më i madh i PD! Dorëzoi në tavolinë bastionet historike

Qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Artan Hoxha e quajti një strategji të gabuar që nuk i shërben në vazhdimësi. Ai solli edhe disa precedentë të ngjashëm në rajon që kanë treguar se nuk mund të fitosh duke bojkotuar.

"Opozita ka humbur në tavolinë 27 njësi vendore. Nuk e kuptoj këtë strategji të dorëzosh në tavolinë bastionet historike. Ky është sot trishtimi më i madh i PD sot. Nuk e kuptoj si një opozita bën një betejë të madhe dhe në fund dorëzon në tavolinë bazën tënde. Kjo ndodhi edhe në Greqi, por atje patëm zgjedhje. Kemi shembullin e zgjedhjeve të fundit në Stamboll, ku opozita votoi kundër Erdogan. Edhe precedentët në rajon kanë dëshmuar se nuk fiton duke bojkotuar", u shpreh Artan Hoxha.


Lajmi kryesor:

Artan Hoxha: Meta tha se kishte informacione se do ketë konflikte, sot ka detyrim të tregojë burimet e tij


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë