Artan Hoxha: Meta tha se kishte informacione se do ketë konflikte, sot ka detyrim të tregojë burimet e tij

Gazetari Artan Hoxha ishte në studio e Report tv ku foli për situatën politikr në vend. Ai tha se presidenti Ilir Meta tashmë duhet të japë llogari për incidentet dhe konfliktin civil që paralajmëroi kur anuloi zgjedhjet.

"Dekreti që zhdreketoi 30 qershorin, në argumentimin që bëri presidenti, një nga arsyet kryesore ishte fakti se presidenti për shkak të pozicionit qa ka thoshte se justifikohej nga situata që ndodhet vendi, duke thënë se kishte informacione se do kishte përplasje dhe luftë. Sot ai ka një detyrim të thotë se ku i ka marrë këto informacione. Policia është përpjekur që në të gjitha bashkitë me probleme të shoqërojë personat me probleme. presidenti deklaroi se nëse 30 qershori do të ndodhte si ditë votimesh apo zgjedhje do shkonte në konflikt civil. Kjo gjë nuk ndodhi. Pamë disa incidente përpara në Kavajës, Shkodër, Dibër po në ditë që ishte lajmëruar se do të ndodhte gjithë kjo katrahurë, nuk ndodhi asgjë. Jo më kot kërkova që presidenti të na japë shpjegim çfarë informacionesh kishte", tha Artan Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Rama tha se nuk do hiqet asnjë grua nga puna/ Gazetari Artan Hoxha: Këtë e kanë në dorë kryebashkiakët

Premtimin e kreut të qeverisë Edi Rama se pas 30 qershorit bashkitë e djathta nuk do të heqin asnjë grua nga puna, gazetari Artan Hoxha e quajti të vështirë për t'u përmbushur pasi sipas tij këtë e kanë në dorë vetëm kryetarët e bashkive.

"Edi Rama premtoi se nuk do heqë asnjë grua nga puna, por këtë nuk e ka në dorë Edi Rama,por kryetarët e bashkive, pasi ata nuk mund të punojnë me ata që kanë punuar kundërshtarët e tyre", deklaroi Artan Hoxha.

Ora 18:08
Artan Hoxha: Bojkoti i zgjedhjeve, trishtimi më i madh i PD! Dorëzoi në tavolinë bastionet historike

Qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Artan Hoxha e quajti një strategji të gabuar që nuk i shërben në vazhdimësi. Ai solli edhe disa precedentë të ngjashëm në rajon që kanë treguar se nuk mund të fitosh duke bojkotuar.

"Opozita ka humbur në tavolinë 27 njësi vendore. Nuk e kuptoj këtë strategji të dorëzosh në tavolinë bastionet historike. Ky është sot trishtimi më i madh i PD sot. Nuk e kuptoj si një opozita bën një betejë të madhe dhe në fund dorëzon në tavolinë bazën tënde. Kjo ndodhi edhe në Greqi, por atje patëm zgjedhje. Kemi shembullin e zgjedhjeve të fundit në Stamboll, ku opozita votoi kundër Erdogan. Edhe precedentët në rajon kanë dëshmuar se nuk fiton duke bojkotuar", u shpreh Artan Hoxha.

Ora 17:59
Artan Hoxha: Meta po e kalon kohën në plazh, duhet të përmbushë 13 tetorin për të treguar sa burrë është

Artan Hoxha deklaroi se pavarësisht se opozita i quan votime ato që ndodhën dje në Shqipëri, nga OSBE u njohën si zgjedhje. Ai tha se presidenti gjatë ditëve të fundit po kalon kohën në plazh por duhet parë nëse po punon për të mbajtur atë që tashmë e ka quajtur si datë zgjedhjesh.

"Çdo i pakënaqur nga qeveria, prisnin diçka nga opozita. U bënë votimet, pavarësisht se OSBE sot tha se pati zgjedhje. Ajo e tha qartë, se në Shqipëri nuk iu kushtua rëndësi të drejtës së qytetarit për të zgjedhur por asaj të politikanëve. Opozita nuk ka thënë se është dakord se do votojë në 13 tetor. Ajo thotë se nuk pranon asnjë datë zgjedhjesh me Edi Ramën kryeministër. Nuk i ka kërkuar presidentit të ndryshojë datën e zgjedhjeve. Kam parë presidentin që po e kalon kohën në plazh, por me dekretin e fundit na ka thënë që ka zgjedhje në 13 tetor, të tregojë sa i zoti është, sa burrë është", tha Hoxha.

Ora 17:58
Artan Hoxha: Opozita zbuti qëndrimin e saj pasi u kthye Kryemadhi nga SHBA

Gazetari i Report tv, Artan Hoxha deklaoi se opozita zbuti qëndrimin e saj që pas kthimit të Kryemadhit nga SHBA. Ai deklaroi se përgjatë protestës opozita tregoi se mund të kontrollonte edhe protestuesit dhe militantët e saj në momente kur e kërkonin ndërkombëtarët.

"Menjëherë Kryemadhi ndryshoi qëndrim kur erdhi nga SHBA dhe më pas ndryshoi menëjherë edhe në raport me deklaratat politike. Me sa duket edhe gjatë protestave nga 16 shkurti, patëm disa protesta kur kishte incidente, sepse ishin të organizuara të kishte një ndikim. Kur u tha që do kishte incidente, pati, ndërsa kur u tha se nuk do kishte, nuk pati. Në këtë prizëm u pa edhe përfshirja e ushtrisë në ruajtje të ambasadave .

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar opozita ndryshoi strategji. Ajo nuk u bë më palë për rë ushtruar incidente. Në pamë militantë të opozitës që u kujdesën për fasadën. Opozita frenoi militantët dhe nuk i lejoi të konfliktoheshin me ata që nuk ka të njëjtë bindje politike", tha Hoxha.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 02/07/2019 02:29

    Meta eshte strumbullari qe rrethon Ramen si Gjarper sa here doktori Berisha ja kerkon si favor

    Përgjigju
  • Tahipi: 01/07/2019 18:32

    Po per osbe odirin nuk the noj koment more Braking newsi Shqipetar , mas Avokat njales Ti je Nostradamus I Medias .

    Përgjigju
  • Robshi: 01/07/2019 18:20

    Edhe ambasada USA paralajmeroi te vetet per konflikte te mundshme... ndoshta duhet te te tregoje ty ndonje detaj... ik ore sherbetor

    Përgjigju
  • 3skraparllinj: 01/07/2019 18:13

    Ku ka cipe ai njeri qe eshte hedhur e perdredhur per 30 vjet duke na terhequr zvarre e duke bere politike me bllok ne dore Burimet per trazira jane nga dy kokat e thartuara keq, keq e tija e e S B ose I ka information rusi Ku mos na tregoje se si shullohet ne plazh po te na thote pse nuk ka ndodhur asgje nga ato qe ka thene ai bashke me te shoqen e sufleret Ku eshte Lesi qe trembte popullin me kopjen e 97-es????!!!!!! Ky lloj gjeje Eshte nga fig me te diskretituara pas S B Shumica ka shprese tek drejtesia e re per te na I hequr nga syte se jane cipe plasur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë