Artan Hoxha: Çfarë janë bombat molotov, si janë krijuar dhe pse janë shumë të rrezikshme?

Artan Hoxha: Çfarë janë bombat molotov, si janë krijuar dhe pse janë shumë të rrezikshme?

Protesta e opozitës më 11 maj u karakterizua nga akte dhune dhe sule ndaj ndaj 4 institucioneve, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë. Kryefjalë e saj ishin bombat molotov, të cilat u përdorën për herë të parë, mes protestave të shumta të bëra nga PD-LSI.

Çfarë janë bombat Molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetarëve?!!!

Përgjigjet e këtyre pyetjeve e jep gazetari investigativ Artan Hoxha. Në një status në rrjetet sociale, ai ka dhënë disa informacione mbi origjinën e tyre, mënyrën se si prodhohen dhe pasojat e saj, duke bërë edhe një apel për qytetarët.

"Meqë sot pasdite jemi para një proteste kombëtare të njoftuar nga opozita, dhe në protestën e ditës së shtune u shfaqen për herë të parë gjatë këtyre protestave, bombat Molotov.

Çfarë janë bombat Molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!

(për përdorimin e gazit lotsjellës dhe masat mbrojtëse kundër tij kam folur që në protestën e para të 16 shkurtit)

Çfarë është bomba Molotov
Është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.

E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga 'Nacionalistët Spanjollë' të gjeneralit Francisco Franco kundër 'Republikanëve Spanjollë' të përkrahur nga komunistët sovjetik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatërruar e dëmtuar tanket sovjetike.

Përbërja e saj
Mjetet për të krijuar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lëndë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegie të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.

Për të shtuar rrezikshmërinë
Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.

Si përdoret?
Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegia dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.

Origjina e emërtimit Molotov
Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.

Ku përdoret?
Përveç luftës civile spanjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

Nëse shihni dikë me një bombë Molotov të ndezur, qëndroni sa më larg të jetë e mundur, në të kundërt jeni para një rreziku serioz...", shkruan Hoxha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 13/05/2019 20:15

    O tano para vitit 1960 te gjitha filmat rus qe cfaqeshin me luften e dyte boterore perdoreshin te tilla bomba molotov tek tanket

    Përgjigju
  • Bravo: 13/05/2019 17:52

    Keshtu artikijsh botoni. Si te bejme arme artizanale. Bravo liria media dhe e shtypit. Tani nxirrni ndonje artikull si vendosen bombat poshte makinave. Pika gazetarit dhe ju si redaksi. Ju lutem fshijen

    Përgjigju
  • Hahaha: 13/05/2019 16:03

    Bravo artan i msove edhe ato qe nuk e dinin si behet ,tashi i ke te gjith me molotov ne xhep

    Përgjigju
  • Lexuesi: 13/05/2019 15:46

    Faleminderit Artanit që ka harxhuar kaq shumë nga koha e tij e vyer për të na mësuar si bëhet Molotovi, cila lëndë djegëse është më e fortë, sa gradë ngrihet krahu për të hedhur Molotovi, a ekziston apo jo rreziku të të shpëtojë ndonjë pordhë gjatë këtij procesi dhe, mbi të gjitha, a rrezikon hedhësi i Molotovit që pordha t'i marrë flakë. Respekte Artan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia