Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka zbuluar se ngjarja e Shkodrës, ku iu vu flaka KZAZ nr. 3 në një shkollë, ka qenë programuar të ndodhte e njëjtë në 27 njesitë vendore në të gjithë vendin.
Hoxha tha se ngjarja e djeshme ishte një test që tregon se çfarë mund të ndodhë në 30 qershor, nëse vazhdohet kështu.
“Shkolla edhe pse ka pasur prezencë policie, ka qënë në funksion. Brenda ka qenë një skuadër volejbolli. Në momentin që ka ardhur një turme 100-200 vetë, policët e kanë patur të pamundur për ta ndaluar. Në atë moment janë hedhur molotov. Polica e Shkodrës ka dërguar Forcat e Ndërhyrjës së Shpejtë dhe zjarrfikset. Në krye kanë qenë përfaqësues të opozitës dhe situata e konfrontimit ka zgjatur rreth 40 minuta. Kjo që ndodhi në Shkodër sot ka qënë e programuar të ndodhë në 27 njësitë vendor, pra të bëhëj e njëjta gjë, të merreshin ambientët e KZAZ nga njësitë vendore. Ka qënë programuar të ndodhte në orën 11.00. E njëta gjë ka ndodhur në Paskuqan. Për mua ky është testi se çfarë mund të ndodhë me datë 30 qershor nëse situata vazhdon kështu. Qeveria nuk e kontrollon dot situatën me Polici", shkruan në Facebook gazetari investigativ i Report Tv.
O Artan. Rama nuk eshte idiot. Ai po luan me padurimin e opozites. Tani qe po flasim keto akte po quhen si akte terrorriste nga nderkombetaret. Opozita e vjeter po shkaterrohet dite e per dite me shume.
Përgjigju