Artan Hoxha në studion e Report Tv: Një agjent belg vjen në Shqipëri brenda javës për Safet Bajrin
Gazetari Artan Hoxha zbulon në studion e Report Tv se një agjent federal belg do vijë në Shqipëri brenda kësaj jave për të ndjekur rastin e Safet Bajrit, i cili sipas mediave belge është shqiptari më i kërkuar nga drejtësia e atij vendi.
Gazetari Artan Hoxha zbulon në studion e Report Tv se një agjent federal belg do vijë në Shqipëri brenda kësaj jave për të ndjekur rastin e Safet Bajrit, i cili sipas mediave belge është i shumëkërkuar në Belgjikë si koka i një rrjeti të fuqishëm kriminal dhe pronar i disa bizneseve përreth Shkodrës.
Një nga agjentët federatë të policisë belge do jetë në Shqipëri brenda kësaj jave për të ndjekur posaçërisht rastin e Bajrit. Është i njëjti agjent që ka ndjekur çështjen edhe në Bruksel.
Artan Hoxha, Gazetar
Sa i takon pretendimeve të mediave belge se Bajri kontrollon rreth 600 shezllone në plazhin e Velipojës, Artan Hoxha tha se një gjë e tillë nuk rezulton nga të dhënat e Bashkisë së Shkodrës dhe ato Tatimore. Sipas tij, hapësira që konsiderohet si e Bajrit, është në emër të një biznesmeni.
Në bashkinë e Shkodrës nuk rezulton që ky person të kishte ndonjë pjesë me shezllone që të paguante taksa, pasi ashtu funksionon. Ajo që pretendohej se ishte e Bajrit më rezultoi se ishte në pronësi të një biznesmeni.
Artan Hoxha, Gazetar
Sa i takon akuzave të Berishës ndaj Bajrit, Hoxha thotë se është e pamundur që ai të jetë pjesëtar i një familje kriminale që kontrollon veriun e vendit. Sipas tij, statusi i Berishës për Bajrin është marrë dhe është përdorur nga mediat belge.
Ky njeri nuk rezulton që të jetë ashtu siç shkruan Berisha si një prej familjeve kriminale që kontrollon veriun e vendit. Për këtë person kjo nuk qëndron njëherë. Kështu ka shkruar edhe sot se djali i deputetit të PS ka përdhunuar një vajzë, ndërkohë që në denoncimin në polici nuk thuhet një gjë e tillë. Nuk mund të hidhet gjithçka kështu dhe të mos mbahet përgjegjësi.
Artan Hoxha, Gazetar
Gazetari Artan Hoxha intervistoi sot ekskluzivisht për Report Tv shqiptarin më të kërkuar në Belgjikë, i cili sqaroi akuzat në adresë të tij si nga mediat belge ashtu edhe nga PD e ish-kryeministri Sali Berisha.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Shqiptari më i kërkuar në Belgjikë, Safet Bajri për Report Tv: Nuk i fshihem drejtësisë, belgët të sjellin dosjen
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 1916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot supersfida e 1/8 në Euro 2024, Franca favorite! Belgjika do hak por ka më shumë fitore në përballjet direkte
1 Korrik, 14:00
-
Korrik bombastik, lajme e ndryshime! Kujdes në vendimmarrje dhe…/ Horoskopi për muajin Korrik nga astrologu Jorgo Pulla
27 Qershor, 17:08
-
Pasojat që sjell i nxehti / Altin Joka: Ja çfarë duhet të bëni nëse goditeni nga dielli apo helmoheni nga ushqimet gjate verës
26 Qershor, 16:38
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Lamtumirë mushkonja! Ja si t'i largoni dhe të shpëtoni njëherë e mirë
24 Qershor, 16:00
-
Javë favorizuese! Por kujdes këto shenja në… /Horoskopi javor 24-30 qershor nga Jorgo Pulla
24 Qershor, 14:13
-
Zgjedhjet në Universitete, emrat e rektorëve të rinj! Në 90% mungoi gara, kandidatë pa rivalë! Në Vlorë votohet me kutitë e PS
21 Qershor, 12:33
-
Euro 2024/ VAR 'ngrin' Lukakun dhe Belgjikën, Sllovakia fiton 0-1 në Grupin E
17 Qershor, 20:00
-
Vëmendje në punë! Kujdes nga grindjet dashurore shenja e... Horoskopi javor 17-23 qershor nga Jorgo Pulla
17 Qershor, 12:10
-
Javë trazirash, kujdes manipulimet! Jorgo Pulla paralajmëron… / Horoskopi javor 10-16 qershor
10 Qershor, 14:57
-
Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë
10 Qershor, 14:23
-
Zgjedhje pa garë në universitete, Politekniku, Bujqësori, Mjekësia, Sportet e UT me nga një kandidat! Muka denoncon për doktoratura plagjiaturë
8 Qershor, 19:53