Artan Hoxha: Autorët e grabitjes të armatosur rëndë, po të donin mund ta merrnin peng avionin

Në studion e Report Tv, gazetari Artan Hoxha ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së pasdites së sotme, ku u grabitën 10 milion Euro në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vdekur një prej autorëve. Ai tha se autorët ishin të armatosur rëndë dhe po të donin mund ta kishin marrë peng edhe avionin. Hoxha tha se autorët e kanë ditur mirë se gjatë lëvizjes së tyre në brendësi të aeroportit do kishin të bënin me policë të paarmatosur.

"Kanë qenë tre kompani të ndryshme sigurie dhe tre banda të ndryshme. Deri tek hyrja e aeroportit paratë janë shoqruar nga policitë private pa inicidentë. Pastaj në pistë transporti bëhet nga një shoqëri kontraktore. Hyrja e autorëve në momentin kur kanë pritur të bëhet shkarkimi i parave. Ata kanë pritur që paratë të futen në brendësi të avionit. Punonjësit e shoqërive private që bëjnë transportin nuk kanë armë.

Autorët e kanë ditur se duke vepruar në brendësi të aeroportit do kishin të bënin me policië të pa armatosur. Në brendësi të aeroportit, ka qenë një grup i gatshëm i FNSH. Më përpara ka qenë vetëm policia kufitare. Autorët të armatosur rëndë kanë hyrë brenda pa hasur në asnjë pengesë. Nëse ata do donin do e merrnin peng dhe avionin. Por me një avion nga Shqipëria nuk mund të largoheshin. Kur bëhet fjalë për miliona euro nuk është e lehtë as t'i transportosh", u shpreh Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
E vrau policia apo vetë autorët 'tullacin' e grabitjes në Rinas? Artan Hoxha: Ja ku dyshoj

Nga grabitja në Rinas një person mbeti i vdekur, sipas policisë nga shkëmbimi i zjarrit. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa gazetari Artan Hoxha ngriti dyshime. Hoxha thotë se duhet pritur ekspertiza për të parë nëse grabitësin e vrau policia apo vetë autorët e bandës. Grabitësi që mbeti i vdekur dhe që u raportua se ishte qeros, në fakt kishte pasur maskë, fotoja e së  cilës u sigurua nga Report Tv.  

Debati Hoxha-Rusta në studio
Artan Hoxha:
Ligji ngarkon me përgjegjësi për sigurinë në aeroport Aviacionin Civil dhe kompaninë menaxhuese. Për pistën ka rregullore tjetër. Të gjithë njerëzit që punojnë aty kalojnë një filtër, nuk mund të jenë me precedent penal. Sot ata po të donin kishin marrë edhe avionin, ditën kur në Shqipëri kishte n/ sekretarin amerikan të shtetit, si në rastin e vrasjeve në bulevard kur ishte Vuçiç. Fati i madh që atyre nuk u duhej avioni se mund ta kishin marrë. Në 24 orët shanset për të kapur autorët janë më të mëdha. Shpresat janë që të kapen. Armët dhe municionet mbetën pas dhe janë elementë të bollshëm për të çuar te autorët.

Arsen Rusta: Ato para nuk kanë peshë për xhepat e shqiptarëve, pasi i paguan kompania e sigurimit. Nëse ndajmë policia e ka brenda apo jashtë gardhit, nuk kemi gjë...Unë di që policia ka bërë raporte që kompania e sigurisë ka probleme. Më habit sa kollaj është për të grabitur në Rinas. Kur u mbyll dera e karburanteve, pse u la e zjarrfikësve?!  Pa përfshirjen e institucioneve përgjegjëse nuk ndodh asnjë grabitje në Rinas. Po SHISH nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë sipërfaqje të sigurisë së vecantë? Kanë ndodhur katër raste, ku është futur në burg.

Artan Hoxha: Ne jemi të gjithë sistemin që çalon. Ne kemi probleme me koncesionarët. Në momentin që kanë firmosur kontratat janë mbyllur sytë, asnjë nga këta asnjë nuk ka reaguar. Ata i kalojnë në parlament dhe thotë nuk  ka dënim kolektiv, por individual. Ai polic me 60 mijë lekë rrogë ka përgjegjësinë për të ruajtur 10 mln euro. Sot ishte në Shqipëri një zyrtar i lartë i SHBA-së, ndërsa shteti është i pafuqishëm për të ndërhyrë për të ndryshuar një kontratë. Nuk ka justifikime, kontrata mund të rishikohet.  Armët e policisë janë në inventar dhe lehtë të verifikueshme. Këto armë janë të protokolluara dhe dihet. Ekspertiza do të vërtetojë kush e ka shkaktuar vdekjen, nëse ka ardhur në shkëmbim zjarri me policinë apo mund ta kenë eliminuar autorët. E shoh me rezerva deri kur të shoh rezultatet e mjekësisë ligjore.

Ora 19:40
Gazetari Rusta: Grabitësit kishin shishe me benzinë me vete, nuk e dogjën dot furgonin me 'Hetim Tatimor'

Në studion e Report Tv, gazetari Arsen Rusta tha se autorët nuk mundën ta digjnin dot furgonin, edhe pse kishin një shishe me benzinë me vete.

"Furgoni me mbishkrim të rremë "Hetimi Tatimor" u sekuestrua nga policia që i ndoqi në një shkëmbim zjarri autorët pasi grabitën lekët në bordin e avionit, ne pjesën e bagazheve gjatë kohës që paratë e bankave të nivelit të tyre kalonin me thasë nga makinat e blinduara të kompanive private në pjesën e bagazhit të avionit për në Vjenë, brenda të cilit kishte pasagjer. Ata nuk kanë mundur të djegin furgonin pasi shoku i tyre mbeti i vrarë nga policia dhe në tentativë për tu arratisur në këmbë me thasët me para me vete.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një rrugë dytësore rreth dy kilometra nga aeroporti, ndërkohë që autorët më tej dyshohet të jenë larguar me një tjetër automjet që i priste aty pranë, i cili u gjet më tej i djegur në zonën e Bathores. Zjarrfikëset në aeroport dyshohet të kenë dhënë të parët sinjalin për grabitjen. Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Sipas gazetarit Rusta, autorët kanë grabitur 5 thasë nga disa thasë me para që po transportoheshin, ndërkohë që në pistë kishte shumë makina autoblinda që shoqërojnë paratë", u shpreh Rusta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 10/04/2019 03:49

    Un jetoj jasht shqipria dhe udhetoj shpesh ne rinas Nuk do te perdori me kte ajroport se te vish me makin plot me arm te dera e nji avioni nuk ndodh asnenji vend te botes,mendo posikur te kishin qen terrorista

    Përgjigju
  • Leonard: 09/04/2019 20:20

    Ky I di te gjitha detajet qe ne momentet kur ndodh ngjarja,edhe llojet e armeve.Per te gjitha ngjarjet.Ose ja fut kot,ose eshte i perfshire:ne te dyja rasted duhet te arrestohet.

    Përgjigju
  • ina: 09/04/2019 19:42

    o shtet ca siguruje paska aeroporti qenkemi zoti befte mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona