Nëse në vend të grabitësve do kishte terroristë? Ja kush e ka përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit

Nëse në vend të grabitësve do kishte terroristë? Ja kush e ka përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit

Sot në mes të ditës u grabitën rreth 10 milionë euro nga një grup i armatosur. Ngjarja ndodhi brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit. Por, çfarë do të kishte ndodhur nëse në vendin e grabitëse, do të kishte qenë një grup terrorist, pasi të armatosur me tritol, granata dhe armë thyen perimetrin e sigurisë duke arritur deri tek një avion plotë me pasagjerë. 

Ai grup i armatosur mund të kishte organizuar një atentat, mund të kishin marrë peng avionin, mund të kishin bërë një masakër me qindra viktima. Pra me ngjarjen e sotme është kërcënuar siguria kombëtare e aviacionit. Dhe pyetja që lind është, kush e ka përgjegjësinë? Neni 106 i Kodit Ajror Shqiptar parashikon se përgjegjësinë e drejtpërdrejtë e ka Autoriteti i Aviacionit dhe kompania menaxhuese për sa i përket sigurisë ajrore.

Neni 106 Organizimi i sigurisë në aviacionin civil 
1. AAC-ja është autoriteti përgjegjës për sigurinë e aviacionit civil, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod. 
2. Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë Kod, AAC-ja ndërmerr masat e nevojshme për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në sigurinë e aviacionit civil. Për këtë, ky autoritet: 
a) përcakton dhe zbaton masat e duhura për parandalimin e akteve të ndërhyrjes së paligjshme në aviacionin civil; 
b) harton dhe zbaton: 
i) programin kombëtar të sigurisë së aviacionit civil, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave; 
ii) programin kombëtar të trajnimit për sigurinë e aviacionit civil, i cili miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit që mbulon çështjet e transportit ajror dhe të ministrit që mbulon rendin publik.
iii) programin kombëtar të kontrollit të cilësisë për sigurinë e aviacionit civil, i cili miratohet nga ministri; 
c) miraton programet e sigurisë, të hartuara nga transportuesit ajrorë dhe operatorët e aerodromit; 
ç) kontrollon zbatimin e dispozitave të përcaktuara në programet e sigurisë së aerodromit, të transportuesve ajrorë dhe operatorëve të aerodromit; 
d) bashkërendon veprimtarinë në fushën e sigurisë me forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë, institucionet shtetërore të sigurisë, shërbimet e policisë dhe të doganës, transportuesit ajrorë dhe operatorët e aerodromeve; 
dh) vlerëson pastërtinë e figurës së personelit, sikurse parashikohet nga ky Kod. 
3. Në përmbushjen e këtyre funksioneve, AAC-ja këshillohet me ministrinë përgjegjëse për rendin publik, ministrinë që mbulon transportin dhe çdo institucion tjetër, sipas rastit. 
4. Për të bashkërenduar masat për zbatimin e planit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil dhe të gjitha standardet për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjeve të paligjshme krijohet Komiteti Kombëtar i Sigurisë së Aviacionit Civil, i kryesuar nga drejtuesi i AAC-së. 
5. Përbërja dhe përgjegjësitë e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare. 

Po neni 109 ngarkon kompaninë qe manaxhon aereoportin me nje pergjesi drejtperdrejte:

Neni 109 

Programi i sigurisë për aerodromin 
1. Operatori i një aerodromi harton, zbaton dhe përditëson programin e sigurisë për aerodromin, në përputhje me kërkesat e programit kombëtar për sigurinë e aviacionit civil. 
2. Programi i sigurisë për aerodromin përfshin çështjet si më poshtë: 
a) vendosjen e kufijve ndërmjet zonës tokësore dhe zonës ajrore;
 b) vendosjen e zonave me siguri të kufizuar në aerodrom; 
c) kontrollin e hyrjes në zonat ajrore dhe në zonat me siguri të kufizuar; 
ç) kontrollin e pastërtisë së figurës dhe trajnimin e personelit, që ka akses në zonat me siguri të kufizuar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik