Artan Hoxha në Repolitix: Autorët e grabitjes hapën zjarr të parët, hodhën dhe granatë në drejtim të policisë

Në studion e Repolitix, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në momentin e përplasjes se grabitësve me policinë, autorët kanë hedhur dhe një predhë duke bërë të vështirë ndjekjen e tyre.

"Pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2016 janë marrë një sërë masash. Për këtë arsye në momentin e ngjarjes patrulla ka qenë në lëvizje. Për këtë arsye policia ka arritur të shkojë aq shpejt në vendin e ngjarjes. Furgoni i policisë ka ardhur dhe i ka gjetur grabitësist në vend. Të parët kanë hapur zjarr grabitësit, pasi nuk e prisnin që në vendngjarje të shkonte policia. Një nga autorët ka hedhur granatë e cila ka shpërthyer duke penguar avancimin e policisë. Kjo skudaër ka hasur në rezistencë sepse nuk e dinte me kë kishte të ëbnte. Autorët kishin kallashnikovë, armë frontale dhe granata. Murataj duket që është ulur në pjesën e pasagjerit. nëse nuk do të kishte pasur maskën, goditja do i kishte hapur kafkën. Ka patur vetëm dëmtime dhe hemoragji. Fytyra e tij ka qenë e dëmtuar dhe për këtë arsye ishte e vështirë të njihej. Nuk është verifikuar ende nëse Murataj është vrarë nga policia apo jo", u shpreh Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Grabitja/ Fatos Klosi në Repolitix: Skandaloze, TIA s'mund të jetë vetëm vëzhguese

Ish-kreu i SHIK, në studion e Repolitix deklaroi se kompanitë e mëdha nuk mund të ruhen nga kompanitë private pasi ato nuk mbajnë përgjegjësi. "TIA mundohet të justifikohet. Më duket skandaloze që ajo që ka në dorë ruajtjen e aeroportit qenka vetëm vëzhguese. Një aeroport ku zbresin të gjithë shqiptarët nuk është normale të nënshkruhet një kontratë e tillë. Kontrata duhet të kishte korrigjuar që në ngjarjet e mëparshme. Poblemi është që nuk është marrë seriozisht kjo punë. Nuk mund të ruhet instittucione të tilla nga policia private", u shpreh Klosi.

Ora 21:11
Grabitja/ Arben Hajdarmataj: Strukturat e aeroportit më tepër klienteliste

Në studion e Report Tv, Arben Hajdarmataj, ish-drejtues Policie deklaroi se mosfunksionimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit vjen për shkak të punësimit në formë klienteliste.

"Policia pas grabitjes ka bërë maksimumin e vet. Sot kemi një pistë që mund të zbulohet. Është gjetur një fugon i padjegur dhe mund të gjenden shumë prova dhe ka një kufomë. Të gjithë këta faktorë bëjnë të mundur që të mund të zbardhet ngjarja. Në dijeninë time edhe strukturat drejtuese të Rinasit janë më tepër klienteliste se sa profesioniste. Kjo ka sjellë edhe këtë situatë në cilën ndodhemi sot", u shpreh Hajdarmataj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 11/04/2019 11:16

    Ca thua o skeptiku Po ka dna shenja gishtash ka qen n burk n greqi ky e i ka skeden polizia.qenghe pas bote mit njeri

    Përgjigju
  • Skeptiku: 10/04/2019 23:53

    Po sikur i vrari mos te jete fare Murataj po nje Sozi e veshur si ai, e bere Kurban per te humbur gjurmet?!

    Përgjigju
    • Fredi: 11/04/2019 11:12

      Psh si artist filmi që je ti, si kobarso, do merje rolin dhe do shkoje n’gështenja ti. Hahahahaha !

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen