Artan Hoxha nxjerr dokumentet: Emiljano Nuhu gënjen, deklarimet e Xhisielës i mori Gentian Citozi

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar sot dokumente të reja në lidhje me rastin e policit të Fushë-Krujës Emiljano Nuhu që deklaroi të jetë kërcënuar për të mbyllur dosjen hetimore në ngarkim të djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Foto 1- Procesverbali i deklarimeve të vajzës në polici i datës 21 korrik 2018, ku është emri i OPGJ, Gentian Citozit jo i Nuhut

Sipas dokumeteve të publikuara nga Hoxha, Nuhu gënjen, pasi ai nuk është personi që ka marrë deklarimet e Xhisiela Malokut ditën kur shkoi të denonconte djalin e deputetit Rraja, pra më 21. 07. 2018. Sipas dokumeteve deklarimin e ka marrë OPGJ, Gentian Citozi, i cili edhe është pezulluar nga detyra me vendim të SHKB-së.

Nuhu pretendon se i ka marre ai deklarimet e vajzes ne date 21 korrik, pasi ishte opgj i gatshem. Por ne deshmine e vet vajzes kjo gje mohohet, ajo deklaron se e ka takuar Nuhun vetem pas 7 ditesh ne date 27 korrik. Vet Nuhu e dekonspiron veten dhe genjen ne intervisten e dhene nga Zvicra sikur ka qene i gatshem ne 21 korrik.

Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha shkruan më tej: "Me qe jemi te faktet, dhe pse ato nuk duhen shtremberuar per qellime politike. Ndersa jemi duke u marre me grupet kriminale qe kane kthyer ne Palermo Shkodren dhe kane zhdukur 16 persona ne Vlore, sajesat, mashtrimet per te perfituar materialisht, kapital politik apo status azilanti, na detyrojne te konsumojme energji te kota per lojera te ndyra politike".

"Nuk eshte e vertete qe kallezimi i vajzes nuk eshte pranuar. Ka qene Policia e Tiranes, respektivisht komisariati nr.3, jo vetem qe nuk e ka refuzuar kallezimin e vajzes Xhisiela Maloku, por me date 21 korrik 2018, sapo ajo eshte paraqitur jane marre deklarimet e saj. Menjehere materiali i eshte derguar sipas procedures komisariatit te Krujes, pasi vajza, i denoncuari dhe ngjarja kane ndodhur ne territorin e atij komisariati. Oficeri i policise gjyqesore Emiljano Nuhu e deklaron vet kete fakt ne letren e largimit nga detyra derguar presidentit tè Republikes. 

Me date 22 korrik, sapo vajza ka shkuar ne zyrat e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Durres, eshte marre kallezimi i dyte i saj dhe eshte bere brenda dites pezullimi nga detyra OPGj Gentian Citozi, ndersa Nuhu nuk figuron askund. Pretendimi se polici nuk ka vepruar eshte genjeshter, jo vetem qe SHKB ka vepruar duke marre kallezimin e vajzes por ka pezulluar menjehere OPGJ e Krujes.

Nuhu pretendon se i ka marre ai deklarimet e vajzes ne date 21 korrik, pasi ishte OPGJ i gatshem. Por ne deshmine e vet vajzes kjo gje mohohet, ajo deklaron se e ka takuar Nuhun vetem pas 7 ditesh ne date 27 korrik. Vet Nuhu e dekonspiron veten dhe genjen ne intervisten e dhene nga Zvicra sikur ka qene i gatshem ne 21 korrik. Proceverbali i deklarimeve te vajzes(foto 1) tregon se eshte emri i nje opgj tjeter dhe ne faqen 4 te letres qe Nuhu u dergon autoriteteve deshmon vet se ai eshte ngarkuar me hetimin e ceshtjes vetem ne daten 27 korrik, pasi OPGj Citozi ishte pezulluar nga detyra prej kallezimit qe beri vajza ne SHCAB Durres.

Ne procesverbalin e marrjes se deklarimeve te vajzes me date 21 korrik eshte emri i OPGJ qe ka qene i gatshem ate dite, Gentian Citozi".


Procesverbali i deklarimeve te vajzes ne polici i dates 21 korrik 2018, ku eshte emri i opgj Gentian Citozit jo i Nuhut

Per kete shkak Sherbimi i kontrollit te brendshem te Durresit ka pezulluar nga detyra opgj Gentian Citozin dhe jo Nuhun, sepse ky i fundit nuk ka qene fare ne detyre ne date 21 korrik. Nje histori ne faqe te bardhe eshte qepur keq me pe te zi. 

Ne foto 2-Faqja 1 e letres se Nuhut derguar autoriteteve ku deklaron se kallezimi eshte bere me date 21 korrik ne komisariatin nr. 3 ne Tirane

Faqja 4 e letres se Nuhut derguar autoriteteve ku pranon se hetimi i eshte vene ne dispozicion ne date 27 korrik, jo me 21 korrik si pretendoi dje ne intervisten e tij

EMILJANO NUHO I PERGJGJIET ARTAN HOXHES NE FACEBOOK
Pas publikimit  të procesverbaleve të Policisë nga gazetari Artan Hoxha, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i nënkomisar Emiljano Nuhu. Nuhu duke i komentuar Hoxhës, në statusin e tij në Facebook ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes sipas versionit të tij. Nuhu shpjegon pse ai Xhisielën e ka takuar për herë te parë në datën 27 korrik.

ARTAN HOXHA, me date 20.07.2018, xhisiela ka shkuar ne komisaritin nr 3 per te dhen, kallezim nuk i eshte marre ne kete date ne komisariatin nr 3, pas nderyrjes te personave qe kam permendur. Me date 21.07.2018, Xhisiela ka shkuar perseri ne komisariatin nr 3, kete here i eshte marr kallezimi nga komisariati nr 3 dhe eshte deleguar ne komisariatin e Krujes. Me date 21.07.2018, une nuk e kam thirrur Xhisielen pasi kisha pune vetem me shteteasin E kallezuar Rexhep Rraja.

Dhe xhisielen e ka sjell ne komisarit Rexhepi me te tjerer qe ti kam permendur, kontakti i par i im me xhisielen ishte me date 27.7.2018, pasi mora perseri dosjen per te vazhduar Hetimet. Dhe i kam spjeguar tek kerkesa qe i kam derguar instuticioneve, lexoje me kujdes mos u merr me pergenjeshtrime pa vlere. Nxire Deklarimin qe ka dhen tek SHKB Xhisiela. Aty do ta kuptosh si kan rrjedhur ngjarjet.

Por ju bej me dije se keni te gjitha instrumentet e shtetit ne dore dhe po i perdorni per te rregulluar punet e Politikes. Dhe me Date 21.07.2018, une nuk e zbatova dote ligjin se mu vendos pistoleta ne koke, dhe me date 21.07.2018, veprimet i beri Oficer G.Çitozi, edhe njeher Lexoje me Kujdes ate qe kam shkruar dhe sa do ti rregulloni gjerat nuk i mbulon dote. Pavarsisht qe une jam i vetem kunder nje ushtrie me pushtet. Por luften do ta fitoj se kam Zotin deshmitar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 27/09/2018 17:20

    Nje vrojtim periferik qe me beri pershtypje. S'e di sa i vertete eshte dokumenti i pare i shkruar nga OPGJ G. Çitozi, por drejtshkrimi i atij dokumenti eshte model per dokumentet zyrtare, perjashto nja dy gabime te vogla. Ta krahasosh me shqipen ne denoncimin e Nuhut, me llogjiken qe perdor i dyti, me firmen qe ka vene, dallon ne distance te pakten diferencen ne formim intelektual dhe edukim mes te dyve. Pjesen kush eshte fajtor le ta gjeje drejtesia ne kete histori, por i dyti vetem per shkresa qe nuk bente.

    Përgjigju
  • Populli: 27/09/2018 15:26

    Po si i ka mbledhur Babalet i gjithe ky SHQUPI,o zot sa te pacipe qe jane,te gjithe njelloj Babale-3,e neveritshme.

    Përgjigju
    • Konjak: 28/09/2018 08:15

      Ndoshta Nuhu,nuk eshte gjuhetar ,i nivelit tuaj.Por nuk besoj te ken kaq rendesi shenjat e pikesimit.Rendesi ka vertetesia e mesazheve qe percaktojne saktesisht ngjarien.Sa per deklarimet Nuhu nuk thot se i ka mar ,dhe tregon arsiet se pse nuk i ka mar.Por edhe ti Hoxha nuk je kaq leshko ,sa te besosh se populli i ha mashtrimet.Por c'faj ke ti ,keshtu te kan urdheruar.Zoti te shpetoft nga lugatet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë