Artan Hoxha, një nga gazetarët e kronikës që ka më shumë dijeni mbi konfliktet e bandave në vendin tonë ka folur për kryebashkiakun e qytetit të Elbasanit. Hoxha ka deklaruar se Sejdini është marrë në mbrojtje nga policia pasi rrezikohet nga fisi Çapja, më famëkeqët në Shqipëri.
Sipas tij, kryebashkiaku i Elbasanit ka qenë disa ditë më parë në Tiranë për vizitë i shoqëruar nga truprojat e tij, persona të veshur civilë e të armatosur.
Gazetari rrëfen: "Qazimi ka qenë në Tiranë para disa ditësh dhe ka pasur truprojat e tij por civilë. Një qytetar që i ka parë me armë truprojat është alarmuar dhe ka lajmëruar policinë. Ka ardhur policia e ka arrestuar truprojat që janë edhe punonjës policie”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com