Artan Hoxha: SHBA-BE shmangën skenarin për dhunë më të madhe, incidenti te parlamenti me komandë nga lart

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e Report Tv pas protestës së opozitës u shpreh se nëse ndërkombëtarët, SHBA dhe BE-ja nuk do të kishin bërë dje presion, sot dhuna do të ishte më e madhe. Hoxha tha se ndërkombëtarët kanë pasur kontakte me drejtuesit e opozitës, që duhet të marrin masa se do të mbanin përgjegjësi personale për atë që do të ndodhte. Duke u ndalur te incidenti para parlamentit, Hoxha theksoi se gjithcka ishte e planifikuar dhe komanduar nga lart.

"Pjesëmarrja m'u duk më e vogël se 16 shkurti, është protestë politike sesa qytetare. Mund të kishim incidente më të mëdha nëse nuk do të kishin reaguar ndërkombëtarët. Rrethimi që policia i bëri policia gjithë zonës kishte informacion për të gjitha lëvizjet, prandaj kishte bllokuar qarkullimin në atë zonë. Kur u bë rrethimi për herë të dytë krijoi një paqartësi te protestuesit. Por, vijoj ti mbetem që presioni ndërkombëtar dje, bëri që dhuna të mos ishte më e madhe, përgatitja ishe më e madhe.

Kanë pasur kontakte me drejtuesit e opozitës, që duhet të marrin masa se do të mbajnë përgjegjësi personale. Policia u kap gafil duke mos arritur që të kalojë turmën. Kur përfshihen në konflikt një pjesë e vogël e turmës është e planifikuar. Po ti shikoni janë të gjithë me kapuç në kokë, me kapele, që të mos identifikohen. Ishte e planifikuar gjithcka, për të shfryrë për të treguar forcën. Basha e drejtori turmën para Kuvendit, qëndroi aty. Në momentin që Basha dhe Kryemadhi u tërhoqën ndodhi dhuna. Turma u acarua me komandë dhe u qetësua me komandë do të thotë se ishte njëri sipër që e drejtonte. Përplasja ishte e kërkuar dhe u bë
" përfundoi Hoxha.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 17/03/2019 12:22

    Po nese ne te ardhmen do kete vertet dhune ,gjat protestave ,c'far do thoni?!Genjeshtra nuk eshte gjeja e duhur ,per te mbrojtur ate c'ka deshiron .Ne protesta me rreth 50-70 mije protestues ,sigurisht do kete edhe ndonje dem ,si diegie gomash apo shprndarie mbeturiash .Ndonje gur nga protestuesit, apo ndonje shkop nga polici do kete ;por keto jane gjera te zakonshme ne revolta ,atje asnjera pale s'ka ardhur per te pire kafe . Atje ka interesa te kuderta ,te paleve ,do kete edhe perplasie . As kush te mos guxoje te shaj e pergojoje demostruesit ,vetem se kerojne te derejten e tyre qe u munojne ;ato qe ju sigurisht i keni siguruar -neper mjet pushtetit-,prandaj beni te madhin te forti e te moralshmin . Neser do tju vije radha edhe juve ,te ndiheni keq e te dilni ne revolta ,do te ju vinte mir ,tju ofedoin tju perbaltnin tju mashtronin, pjesa tjeter e shoqerise . Jemi e njejta shoqeri ,dhe urrejme per vdekie njeri tjetrin,prandaj smund te ecim perpara .Zoti na ndihmofte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive