Kryeministri Rama në seancën e sotme në Kuvend 'thumboi' Sali Berishën, kur e pyeti, me dash a e kalon Oqeanin?' duke lënë të kuptohet se ambasada i ka hequr vizën për në SHBA (lexo ketu). Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh në Report Tv se sipas burimeve, Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA. Sipas Hoxhës, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë një listë të zezë me të gjithë personat që kanë punuar kundër Reformën në Drejtësi në Shqipëri.
"Ka pasur një lajm që ka qarkulluar që para dy javësh që ka një vendim nga DASH. Vendimin e merr DASH, në të gjitha rastet e deri tanishme e merr ky institucion. Është folur se është marrë një vendim edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij. Por në rastin konkret kjo qarkullonte si një lajm i pakonfirmuar. Në seancën e së hënës në parlament, nëse e kujtoni Rama bëri një insinuatë, i tha Berishës që të ka trullosur mesazhi që të ka ardhur, por nuk e vazhdoi më tej. E tha, mesazhi që të ka ardhur, ti e di nga të ka ardhur. Kjo është gjuha e koduar që përdorin politikanët.
Tani, sot kryeministri bëri kriptimin, publikoi atë që e hodhi javën e kaluar dhe pyetja që iu bë Berishës, n' mundsh a e kalon Oqeanin? Duke lënë të kuptohet që SHBA e ka ndaluar udhëtimin e Berishës. Gjëja që më bëri të dyshoj ishte reagimi i Berishës, shpjegimi që nuk udhëton se nuk përfaqëson më zyrtarisht PD-në. Rama i tha ti ke qenë në Bundestag. Informacioni është që DASH ka bërë një listë, që politikanët shqiptarë nuk do ta kenë kaq të lehtë këtë radhë. Cdo njeri që ka penguar reformën në drejtësi do të ketë masa. DASH e ka bërë publik vendimin në rastet e kaluara, ne nuk e kemi marrë vesh ditën kur është marrë. Burime thonë se ky vendim është marrë, por ne nuk e kemi parë.
Duke pasur parasysh eksperiencën e vendimeve të para, merret vendimi, merret pak kohë më pas publikohet. Deri tani njerëzit e ndaluar kanë qenë ata që kanë penguar reformën në drejtësi apo kanë pasur lidhje me afera kriminale. Vendimi thuhet se është marrë për familjen Berisha, por kjo gjë vërtetohet kur të dalë vendimi në faqen zyrtare. Nëse Rama e ka marrë përmes kanaleve diplomatike dhe e ka hedhur për lojë politike, mua nuk më duket shumë korrekte. Nuk do të doja të merrej një vendim i tillë, Berisha ka qenë dominuesi i politikës shqiptare për 30 vite, ka marrë të gjitha pozicionet më të larta. Por nëse është e vërtetë, kemi hyrë në fazën kur SPAK-u ka nisur betejën" deklaroi ai.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar listën e re të zyrtarëve shqiptarë që u është ndaluar hyrja në SHBA. Në këtë listë përflitet se është përfshirë edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, ndërsa kryeministri Rama në Kuvend i drejtoi pikërisht këtë pyetje. Një javë më parë Rama e ironizoi sërish për një mesazh që e kishte turbulluar. Vetë ish-kryeministri e mohon.
Artan mos na hap barkun e mos u mundo te hiqesh si i pa anshem, haha ka dominuar skenen politike per 30 vjet, si harroi DASH te te pyeste ty.
PërgjigjuJo vize por as ven per varr nukduhet dhene per kete monster
PërgjigjuKur ishim femije na tregonin perralla me kycedra qe kishte shtate koke por tani po shohim per se gjalli kyceder me 12 koke 5 me sum se kycedra e prrallave.Kjo kucedra e sotme me emrin SALI VIDHI dallon nga ata ata kucedrat e perrallave se ato nxirrni flak nga goja po ky kucedra e diteve tona nxjerr m..t