Artan Hoxha: Vendimi për Tahirin ndan epokën, dosja lë për të dëshiruar, SHBA shpresa e vetme

TIRANE-Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha i ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga deklaroi se vendimi për dënimin ose jo të Saimir Tahirit sot ndanë një epokë. Ai ishte kritik ndaj prokurorisë kur tha se dosja nuk ka fakte që mund të gozhdojnë ish-ministrin.

"Problemi është që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin, nuk është i lehtë, jo sepse është cështje gjyqësore e jashtëzakonshme, është bërë një vendim i cili pritet me shumë këshëri dhe është bërë i vështirë, sepse duket se sot do të ndahet një epokë.

Duket se do të kalojmë nga pandëshkueshmëria në ndëshkueshmëri dhe kjo është motoja e lëvizjes së opozitës dhe në rast se do të kemi një dënim, nuk ka rëndësi masa, për opozitën do të ishte ndëshkim për shumicën e majtë dhe kryeministrin dhe nëse nuk do të kemi dënim, opozita do të ketë mundësi të sulmojë Ramën.

 Vendimi i sotëm është vetëm shkalla e parë, por ky gjykim bëhet mbi bazën e provave dhe jo mbi bazën e asaj që është bërë dhe aluduar.  Vendimi i sotëm është mbi prova dhe jo mbi cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016. Treshja e gjyqtarëve sot te Krimet e Rënda nuk do të vendosë për cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016, por mbi provat e prokurorisë" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Pas pak vendimi për Tahirin, Artan Hoxha: Mbani frymën njerëz....

1568130348_tahiri2.jpg
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha e cilësoi si të paparashikueshëm vendimin që mund të japë gjykata për Saimir Tahirin.  "Kjo puna e vendimit është si ajo e komentatorëve sportivë...'Mbani frymën njerëz...'. Kjo histori, është si puna e atyre ndeshjeve që luan Shqipëria, nuk është mirë ta kuotosh, Shqipëria është e paparashikueshme. Nëse do të kishim një dosje të qepur do të ishte kollaj, por gjykatës ia ka bërë të vështirë mënyra jo profesionale e hetimit" tha ai.

Ora 16:49
Artan Hoxha tregon kush e vrau Santiago Malkon: U paguan 300 mijë euro, lufta sapo ka filluar, ja 8 emrat në kërkim

TIRANE-'Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua në kryeqytet në fund të gushtit nga vrasës me pagesë nga Vlora me porosi të grupit Duka. Në vrasje morën pjesë 8-10 persona me tre makina'. Kështu deklaroi gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha në studion e emisionit '45 Minuta', ndërsa nxori edhe tetë emrat e personave që janë në kërkim për ekzekutimin mafioz.

"Në kërkim janë; Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni dhe tre të tjerë që besoj se është shpejt akoma për t'i nxjerrë tani. Një person me nofkën 'Docka', si është e mundur që qarkullon i lirë dhe nuk është kapur?" theksoi ai.

Por kush është ky grup kriminal? Artan Hoxha rrëfen se Malko u tentua që të ekzekutohej nga ky grup kriminal në datë 8 prill të këtij viti, por ngjarja u parandalua, pasi u godit nga policia duke prangosur disa nga anëtarët që po lëviznin me një BMË seria 7 me targa ruse, por që më pas u liruan nga gjykata. Hoxha akuzon se ky grup mafioz në Tiranë arriti që të korruptonte drejtësinë duke paguar çerek milioni euro.

"Gushti shkoi me ngjarje janë vranë bosë të grupeve kriminale, kanë dalë të rinj, që janë shumë aktiv dhe të ashpër, kanë potencial të madh monetar dhe aktivitetin kryesor e kanë jashtë, në Shqipëri mbledhin kufoma. Do të kemi mundësi në vijim ta shpjegojmë edhe me detaje. Santiago Malko është përfshirë në shumë episode. Vrasja e tij krijoi një problem të ri në Tiranë, kemi hyrë në një fazë të re, është vetëm fillimi i një serie ngjarjesh. Kjo duhet të jetë cështja primare, pasi paralajmëron një seri ngjarjes, që uroj mos të ketë pasoja te njerëzit e pafajshëm.

Në rastin konkret. Deri tani rezulton të jetë vrasje me pagesë. Tetë muaj para, agjencitë ishin në dijeni duke vendosur shpërblim për vendndodhjen e tij. Në prill, në 7 apo 8 prill kapet një grup (lexo ketu lajmin e plote) para se të ekzekutonte një person, objektiv ishte Santiago Malko, atëherë u kap një BMË seria 7 me targa ruse. Ky grup që u bë zhurmë u lirua në një kohë të shkurtër. Nuk e di si prokurorët hodhën poshtë provat. U pagua një çerek milioni euro që ai grup të ishte në rrugë" tha ai.

Pesë muaj pas daljes nga burgu ky grup që merret me trafik kokaine dhe lëndë të tjera narkotike, thotë Artan Hoxha ekzekutoi ish-policin duke paguar 300 mijë euro për vrasësit që janë nga Vlora dhe që më parë kanë qenë të përfshirë në dy ngjarje të tjera. "Pas 5 muajsh kemi vrasjen e Santiago Malkos. Janë tre makina në vendin e ngjarjes, që janë përdorur. Një atentat që ka 8-10 persona të përfshirë. Autorët operuan me tre mjete.

Kjo do të thotë se goditja e Malkos ishte prioritet, për atentatin rezulton se u paguan 300 mijë euro, vrasësit dyshohet se janë nga Vlora dhe dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Edison Harizajt dhe të njëjtët që goditën Ferdinand Llanajn në Vlorë. Pra kemi porositët dhe ekzekutorët. Në atentat kanë qenë ekzekutorët në vete dhe ndihmësit, pjesa e grupit organizator për ti ndihmuar që të mos dështonin. Për grupin, Santiago Malko duhet të ekzekutohej" tha ai.

Ora 16:47
Artan Hoxha: Çmimi i kanabisit është rritur! Truri dhe bosët e Lazaratit ...

1568904575_artanhoxha21.jpg
Gazetari Artan Hoxha kërkon që kanabisi të goditet nga rrënjët që fenomeni të mos rikthehet më. "Nuk hetohet 2016 duke shkëputur një episod, por duhet hetuar e plotë, pasi nuk ishte cështja e vetëm një ministri dhe ca drejtorësh, por më e madhe. A e dini se për shkak të kësaj situatë aktuale politike, protesta, filloi që të rishfaqet kultivimi, edhe në Lazarat. U rishfaq sepse nëse nuk e godet trurin, nuk ke bërë asgjë, por u ke dhënë kohë të riorganizohen.

Sivjet është rritur, po kalon në një fazë tjetër, pasi kanabisi gjeneroi para, por a e dini sa ngjarje kriminale janë të lidhura me kanabisin, me hesapet mes grupeve. Çmimi i kanabisit këtë vit është rritur në treg edhe në Itali. Kjo është mundësi e artë për kultivuesit, prandaj këtë vit pamë shumë kultivim. Policia gjatë kohës që duhet të merrej me kanabisin merrej me protestat, krizën politike dhe jo me problemin real. Truri i Lazaratit dhe bosët nuk u kapën kurrë, as paratë e tyre. Skafistët tanë shkojnë në Turqi dhe vende të tjera, jo më në Itali që e kanë një vrap pele. Skafistët tanë kanë shkuar edhe në Marok" tha ai.

Ora 16:45
Pse po vonohet vendimi për Tahirin? Gazetari Artan Hoxha tregon se cfarë po ndodh

1568904902_ARTANHOXHA22.jpg
Në pritje të vendimit për Saimir Tahirin, Artan Hoxha shpjegon sipas tij se përse po vonohet dhënia e vendimit. "Fakti që vendimi po zgjat do të thotë se është i argumentuar. Gjykata e Lartë dhe e Apelit mund të japin një ekstrakt dhe më pas ta arsyetojë, gjykata e Shkallës së parë do të japë të arsyetuar se është shumë sensitiv" tha ai.

Ora 16:36
Artan Hoxha këshillon Tahirin: Po dole i pafajshëm futi një sprint për te...

1568902844_tanka.jpg
Artan Hoxha ka një këshillë për ish-ministrin Saimir Tahiri nëse del i pafajshëm. "Nëse shpallet i pafajshëm ka të drejtën e Zotit ti fusë një sprint nga Stacioni i Trenit (vendi ku ndodhet gjyakta e Krimeve te Renda) dhe deri të Kodrat e Liqenit dhe të kalojë edhe këto pengesat që ka vënë Lali Eri në rrugë për faktin që shpëtoi nga një situatë e pazakontë. Ministrat ka kohë që nga Kadri Azbiu që të përfundojnë në këtë situatë.

Tahiri ka ardhur ministër në shtator të 2013 kur një muaj më parë drejtori i GfF, deklaroi se në Shqipëri ishin kultivuar 4.5 mld euro kanabis nga Lazarati. Ai ishte territori që bosët kishin vendosur që të ushtronin aktivitetin e tyre kriminal, por licenca ishte shtetërore. Policia e dinte, media, ndërkombëtarët" tha ai.

Ora 16:21
Artan Hoxha: Dosja Tahiri lë për të dëshiruar, shpresa e vetme është Amerika

1568902472_TANIHOXHA.jpg
Gazetari Artan Hoxha kritikoi punën e prokurorisë së Krimeve të Rënda për cështjen Tahiri, që sipas tij nuk duhet të kishin pranuar gjykimin e shkurtuar, por të mblidhnin prova të qarta kundër tij."Akuzat janë të rënda, krahasuar me nivelin e akuzave. Nëse i ka bërë vërtetë këto, pse të tjerët shkojnë 25 vite në burg dhe ky 12. Është një gjë logjike që nuk ka sens në lidhje me akuzat dhe dënimin që kërkon prokuroria.

Prokuroria nuk duhet të kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, por të provonte akuzat me prova, kjo ndan një epokë nga pandëshkueshmëria. Kjo dosje lë për të dëshiruar. E vetmja shpresë ka qenë se ka qenë në monitorimin e SHBA. Të gjitha rastet kur procesi ka qenë në monitorimin e SHBA kanë përfunduar me dhënie fajësie" tha ai.

Ora 16:19
Artan Hoxha: Prokuroria nuk arriti të gozhdonte Tahirin me prova, Audi i famshëm u zhduk

Për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha, prokuroria nuk arriti që të mbedhë prova të mjaftueshme për të gozhduar Saimir Tahirin. "Në kohën kur doli në skenë Dritan Zagani dhe ishte në burg nuk e takova dot, pasi asokohe institucioni drejtohej nga një i zgjedhur nga LSI-ja dhe mua më kishin ndaluar kategorikisht të hyja. Sot nuk e dimë ku është "Audi i famshëm, u zhduk, nuk u gjend më, nuk ekziston si provë. Historia Tahiri-Habilaj nisi me disa përgjime në portale edhe pastaj u bë bashkimi i fashikujve dhe u kërkua të gjenden prova për Tahirin.

Prokuroria nuk e ka bërë përpjekjen maksimale për të gozhduar Tahirin. Hetimet u varën nga zgjedhja e prokurorit të ri të përkohshëm, lëvizja e prokurorëve, ardhja e zonjës Marku. Gjatë kësaj kohe ndodhi episodi tjetër, kapja e një makine me 830 mijë euro, e Orest Sotës dhe patentave të Tahirit në Elbasan. Ky episod u bashkua me dosjen, ndërsa tani u veçua. Vendimi sot për mua duhet të jetë i arsyetuar për të mos lënë mundësi për aludime, pasi ke mundësi të shikosh ku është mbështetur gjykata" deklaroi ai.

Ora 16:01
Çfarë e lidh grupin Habilaj me Tahirin? Ja çfarë thotë Artan Hoxha pak para vendimit

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha bëri një kronologji të dosjes Tahiri pak minuta para dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Hoxha shprehu rezerva për punën e prokurorisë, kur tha se nëse Tahiri sot do të shpallet i pafajshëm do të jetë shumë e vështirë të nisë një hetim i ri për kanabizimin në 2016.

"Kur prokuroria për krimet e rënda filloi procedimin gjeti dy referime të mëparshme dhe ia bashkëngjiti, bashkuan edhe dosjet që nuk ishin pjesë mirëfillta të këtij hetimi. Duke synuar që të siguronin prova edhe në Shqipëri pavarësisht si shkonin hetimet në Itali. Prokuroria italiane synonte të shikonte nëse Tahiri ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe cfarë roli kishte luajtur në këtë organizatë kriminale.

Prokuroria italiane nuk ka gjetur prova të implikimit të Tahirit në trafik droge dhe vendimi tjetër i gjykatës është për cështjen Habilajt, ku gjatë kësaj cështje nuk përfshihet emri i Tahirit. Nëse prokurorët do të kishin gjetur prova ata nuk do ta kursenin. Prokurori i Katanias nëse do të lëshonte një urdhër arresti, kush do ta mbronte. Përpjekja e prokurorisë shqiptare për të bashkuar dosjet nuk ngjiti. Nëse ky hetim del i pavlefshëm, nëse gjykata e nxjerr të pafajshëm atëherë do të jetë shumë e vështirë të nisë një hetim i ri për implikimin e Tahirit në 2016" tha ai. 

Ora 15:58
A do të ndikohen gjyqtarët për Tahirin nga kanabizimi në 2016? Hoxha: SHBA po monitoron

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se vendimi për Saimir Tahirin nuk do të bazohet te kanabizimi i vendit në 2016, por te provat që prokuroria dorëzoi për ish-ministrin. "Sigurisht që trupi gjykues nuk e ka të lehtë se është në presion të madh politik, mediatik dhe diplomatik. Procesi monitorohet nga ambasada e SHBA-së, që do të thotë se i kanë kushtuar shumë rëndësi këtij procesi. Por duhet të shprehet në lidhje me provat. Procesi është me gjykim të shkurtuar.

Ne nuk pamë dëshmitarë në gjyq, pasi palët ranë dakord që gjykimi të bëhet mbi dosjet që janë. Ka qenë njeriu më i shigjetuar nga opozita. Ne e dimë si nisi ky proces, nuk nisi për shkak të hetimeve të organit të akuzës. Hetimi nisi për shkak të një situate të caktuar në vend. Tahiri ishte larguar nga detyra, ishin bërë edhe zgjedhjet e përgjithshme dhe cështja ka nisur në fund të Tetorit. Tahiri kishte drejtuar ekipin e PS-së në Tiranë që rezultoi me 18 mandate dhe në këtë prizëm vinte pas zgjedhjeve. Dhe procesi nisi nga disa materiale të publikuara nga portalet" tha ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Magjar mul noka: 19/09/2019 18:11

    Shikoni se çfar estrade karagjozësh që ka në Shqipëri. Sajmir Tahiri po kalon në gjykat pa as dhe një fakt. Sajmir Tahiri mund edhe të ket gjynafe por ska fakte . E kur ska fakte në asnjë vënd të botës nuk dënohesh. Kurse për kryekriminelin salhe ka me mijra fakte e nuk kalon as në gjykim. Po ashtu dhe për shal ngjitmin lyl ai nuk paraqitet vetëm me raport mjeksor. Pra një eszrad e pështir 2 standarte turp i madh. Amerika në qoft se nuk çon kryekrim8nelin salhe me shok para drejtësis i bie shum vlera .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale