I ftuari i ditës sot në emisionin “Botërori +” në Report Tv është Artan Pogoni, pedagog në Universitetin e Sporteve, i cili është i mendimit që tashmë Messi dhe Argjentina janë rikthyer, pavarësisht vuajtjes ndaj Nigerisë…
Pavarësisht se luheshin dy ndeshje njëkohësisht, sinqerisht pashë vetëm Nigeri-Argjentinë, jo thjesht sepse luante Messi, por për ritmin që kishte dhe natyrisht edhe për spektaklin që dhuron Messi sa herë që zotëron topin.
Mendoj se edhe Argjentina si ekip bëri një ndeshje të madhe. E vuajtur shumë fitorja, por Messi dhe Argjentina janë rikthyer, duke i dhënë Botërorit bukurinë e spektaklin.
Artan Pogoni