Artan Shabani i dhuron Barrosos
“Homo Balcanicus”, e realizoi vet
Artan Shabani, një piktor shqiptar që e zhvilloi karrierën e tij artistike në Europë, e ka bërë të lumtur Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, duke i dhuruar një pikturë të çmuar nga koleksioni personal i veprave të tij.
TIRANE- Artan Shabani, një piktor shqiptar që e zhvilloi karrierën e tij artistike në Europë, e ka bërë të lumtur Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, duke i dhuruar një pikturë të çmuar nga koleksioni personal i veprave të tij. Piktura është shkëputur nga cikli i famshëm “Homo Balcanicus”, një nga ciklet më të vlerësuara të këtij autori nga kritikët e artit. Piktura iu dhurua presidentit të Komisionit Europian, Barroso, në mbrëmjen e ditës së hënë në Galerinë Kombëtare të Arteve nga drejtori Artan Shabani gjatë vizitës që bëri në këtë institucion.
Jo vetëm nga institucionet shqiptare, por edhe nga ato ndërkombëtare është pohuar shpesh se Shqipëria me talentet e saj ka hyrë më herët në Bashkimin Europian. “Po hyjmë me këmbën e kulturës në BE”, ka deklaruar edhe vet ministrja e Kulturës Kumbaro në një intervistë për “Shqiptarja.com” kur Shqipëria fitoi të drejtën që organizata kulturore të saj të aplikojnë me projekte në Nënprogramin Kulturor të Europës Krijuese. Piktori Artan Shabani tashmë drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë është njëri nga talentet që është shquar për më shuam se 20 vjet në në hierarkinë e pikturës evropiane.
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, e vizitoi institucionin e GKA-së i shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë. Ai vizitoi sallat e koleksioneve të Galerisë Kombëtare duke përfshirë edhe pikturat e periudhës së realizmit socialist dhe së fundi qëndroi tek ekspozita e radhës, “Farajon” e artistit të njohur Ilirian Shima.
Artan Shabani i ka mirëpritur Presidentin Barroso dhe përfaqësuesit e qeverisë “me një guidë të pasur për një njohje të historisë së artit pamor shqiptar”, siç u shpreh ai për “Shqiptarja.com”. ai tha ndër të tjera se “Presidenti Barroso shfaqi interesin e tij ndaj pikturës, kësaj fushe të artit shqiptar, fushë nga e cila vjen edhe kryeministri Rama”. Ndërkohë mësojmë se drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani i dhuroi Z. Barroso një vepër e realizuar në Torino vite më parë. Bëhet fjalë për veprën që prezanton figurën e një burri shqiptar dhe titullohet “Homo Balcanicus”, punuar në vaj dhe me teknikë mikse në letër. Kjo vepër është prezantuar në ekspozitën “Visage d'Albanie” në principatën e Monte Carlos, si dhe në muzeumin Carlo Biscaretti da Ruffia në Torino në ekspozitën “Via Egnatia”, ekspozitë kjo dedikuar Shqipërisë.
Presidenti Barroso vlerësoi mikpritjen që iu bë gjatë qëndrimit në Galerinë Kombëtare të Arteve, e cila përmbylli vizitën zyrtare njëditore të Presidentit të KE-së Jose Manuel Barroso në Shqipëri, vizitë e cila erdhi menjëherë pas marrjes nga vendi ynë të Statusit të Vendit Kandidat të Bashkimit Europian.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09