Artan Shabani: Sadik Kaceli është
një aristokrat i pikturës shqiptare

Artan Shabani: Sadik Kaceli është<br />një aristokrat i pikturës shqiptare
Artan Shabani,  drejtor i GKA, dha dje paradite një konferencë për shtyp në praninë e të birit të piktorit Buron Kaceli dhe Gëzim Qëndros,  dy kuratorëve të ekspozitës. Pasi përshkroi shkurtimisht krijimtarisë së artistit Sadik Kaceli, Artan Shabani tha se ““Piktori Sadik Kaceli ishte piktor realist. Veprat e tij në pikturë, vizatim dhe grafikë përshkohen gjithmonë nga fryma humaniste.

Ato i përkasin një krijimtarie lirike dhe poetika e tyre shpesh herë pasurohet me cilësi romantike. Duke parë me vëmendje këtë ekspozitë është e qartë se kemi të bëjmë më një mjeshtër të vërtetë të pikturës i cili sjell një aromë europiane, një aromë franceze të asaj që e quajmë “La belle époque”. Çdo vepër përcjell aromën e kohës kur artisti ka pikturuar. Sadik Kaceli është një aristokrat i pikturës shqiptare.

kaceli

Studiuesi i artit z. Gëzim Qëndro u përpoq të ndajë me publikun  një këndvështrim të patrajtuar më parë; atë që sheh artistin në marrëdhëniet e tij me kohën ku jetoi dhe fatin. “Sadik Kaceli ishte një njeri me fat, ai lindi në një familje të njohur tiranase e cila i krijoi atij kushtet për të ndjekur pasionin e tij për pikturën. A lindi në një qytet oriental i cili u kthye në nyjen lidhëse mes lindjes dhe perëndimit dhe jetoi në një kohë kur lindja e pranoi luftën e humbur me perëndimin. Sadik Kaceli jetoi në një kohë ngjarjesh të mëdha historike dhe kulturore.

kaceli

Pasioni i tij për një nga profesionet më perëndimore dhe  studimet në një vend perëndimor, bënë që ai  të dallohej menjëherë si piktor dhe kjo  të reflektohej me medalje dhe çmime të rëndësishme të kohës. Me kthimin në Shqipëri ai tregoi një cilësi mjaft unike të karakterit  të tij si artist. Kaceli ishte një paradigmë, një alkimi mes lindjes dhe perëndimit pa asnjë lloj traume kulturore. Edhe pse mbas vitit 1945 fati e la në baltë, ai me shumë pasion dhe  përkushtim eksploroi përmes pikturës terrenin për të cilin kishte studiuar, poezinë e peizazhit shqiptar. Sadik Kaceli është një artist që ka të sigurt vendin në panteonin shqiptar”, tha ndër të tjera Z. Qëndro
 
kaceli

 Për Sadik Kacelin
 
Sadik Kaceli (1914 – 2000)është një nga piktorët më të shquar të traditës. Më 12 prill 1936 Sadik Kaceli, pasi i kishte shkruar një letër Henri Matisse, për ta ndihmuar që të fillonte akademinë në Paris, mori përgjigje pozitive për të ndjekur një akademi të rëndësishme të drejtuar nga Andre Lhote.  Sadik Kaceli është një nga piktorët e vetëm shqiptar që studioi në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Paris. Koleksioni me vepra të Sadik Kacelit, që ndodhet në GKA  përmban 45 punime në teknikat vaj, pastel, akuarel, tempera, vizatim dhe grafikë.
 
kaceli
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje