Ky projekt është zhvilluar në Berlin, Gjermani në datën 17 Maj dhe do të vijojë deri në datën 14 Qershor.
Në të kanë marrë pjesë tre artistë shqiptarë: Artan Shabani, Driant Zeneli dhe Helidon Gjergji.
Artistët pjesëmarrës, duke pasur si pikënisje bunkerin e Kennedy-t, do të paraqesin këndvështrimet e tyre të ndryshme në mënyrë artistike në lidhje me motivet dhe funksionet që mund të ketë një strehim civil bashkëkohor.
Artistët mund të marrin frymëzim nga burimet e shumta arkitektonike që nga antikiteti e deri tek një nga projektet më të fundit “One-Way Mars Colony Project”.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
