Artan Shkreli: 100-vjetori e gjen
Korçën pa shtëpinë e flamurit
Artan Shkreli, anëtar i forumit të qendrës shqiptare të Trashëgimisë reagoi dje duke rikujtuar se në ç'gjendje ka mbetur shtëpia muze e flamurit në Korçë.
KORÇË- Artan Shkreli anëtar i forumit të qendrës shqiptare të Trashëgimisë ka reaguar dje edhe për situatën tragjike të shtëpisë së flamurit në Korçë, e cila një muaj më parë në mënyrë misterioze u bë pluhur e hi brenda një nate së bashku me një pjesë të mirë të objekteve muzeore që humbën nën gërmadhat e saj.
"Për sa i përket shtëpisë së flamurit në Korçë, situata në mënyrë tragjike vazhdon të mbetet e pandryshuar", tha Shkreli.
Ai përmendi se: "Me gjithë impenjimin e Bashkisë së Korçës, e cila mori përsipër të financonte rindërtimin e godinës; me gjithë impenjimin e shoqërisë civile e cila mori përsipër të hartonte projektin e rindërtimit dhe restaurimit të kësaj godine; me gjithë impenjimin e grupeve dashamirëse në vetë qytetin e Korçës, të cilët dhe ato morën përsipër të ndihmonin në këtë ndërmarrje; të vetmet institucione që nuk kanë luajtur as gishtin deri tani, mbeten kryeministri dhe ministria e kulturës."
Sipas Artan Shkrelit "E vetmja gjë që duhej të bënte kryeministri, ishte të financonte me një fond minimal shpronësimin e truallit ku gjendet rrënoja". Prisnim që dje të shpallte diçka rreth kësaj çështje, por në fakt asgjë, tha ai.
"Tashmë është e qartë që 100-vjetori i Pavarësisë do ta gjej Korçën pa simbolin e krenarisë së saj. I gjithë vullneti ynë i përbashkët për të bërë diçka, shkoi dëm për shkak të indiferencës kriminale të kryeministrit. Dimri po afron dhe rrezikon që të shkatërrojë edhe gjithçka ka mbetur nga rrënoja e këtij monumenti", konstatoi Shkreli.
(s.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.8%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 1303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24