Arte pamore/ Bonardi: Pse i
solla në Tiranë muzat e lashta

Arte pamore/ Bonardi: Pse i<br />solla në Tiranë muzat e lashta
TIRANE- Një ekspozitë me piktura dhe skulptura e artistit italian Giovanni Bonardi, që mban titullin “Shenjat e ngjyrave”, është çelur dje në ambjentet e hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita në tërësi vjen me shumë ndikime nga arti dhe arkitektura italiane, me një nëntekst të theksuar rivlerësimi. Pikturat dhe skulpturat janë pjesë e zgjedhur e krijimtarisë së artistit të mirënjohur italian, Bonardi.

Ekspozita e tij u ccel në praninë e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, dhe të personaliteteve të artit. Drejtori i MHK-së Labi, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi artistin italian Bonardi për bashkëpunimin me Muzeun Kombëtar të Tiranës dhe e vlerësoi artin e Giovanni Bonardit, duke u shprehur se “vepra e Bonardit është pa diskutim një mbështetje kulturore tepër solide për të krijuar një gjuhë ndjellëse dhe poetike, e cila falë karakteristikave të saj lejon prekjen e temave më të ndjera dhe delikate të shpirtit njerëzor, deri tek misteret, të cilat nisin nga mitologjia antike dhe karakterizojnë besimin e krishterë”.

Artisti Bonardi në fjalën e tij përshkroi të gjitha emocionet që i vinin kur shihte sesi njerëzit studionin veprat e tij dhe shprehu kënaqësinë që ndodhej në Tiranë dhe në Muzeun Historik Kombëtar. “Shpresoj që ekspozita të përcjellë ndjesi mjaft pozitive, pasi ky është qëllimi i artit tim”, tha artisti italian, duke shtuar se “Këtë udhëtim e kam planifikuar tri vjet më parë dhe është kënaqësi për mua që ia mbërrita më në fund të jem në Tiranë. Unë përzgjodha për publikun shqiptar pikërisht këtë eskpozitë, sepse edhe vetë është një kategori veprash që më pëlqen shumë”.

Veprat e ekspozitës së Bonardit përcjellin misteret që vijnë nga mitologjia dhe besimi i krishterë. Bonardi ka shpjeguar më tej edhe konceptin pse ka zgjedhur veprat me ndikime nga arkitektura. “Ndodhem në këtë muze, ku në të majtë kam xhaminë dhe në të djathtë kishën, ndërkohë që i drejtohem një publiku si ju me një tjetër arkitekturë. Përtej të bërit art vizual, piktura dhe skulptura, unë jam edhe kurator.

Në përditshmërinë time kujdesem për ndërtesat e vjetra italiane, ato që mbartin histori. Ndaj këto punime që unë i kam sjell në Tiranë, janë të lidhura me të shkuarën, me muzat që vijnë nga lashtësia”. Në veprat e ekspozitës “Shenjat e ngjyrave” që do të qëndrojë e hapur nga data 27 Prill -07 Maj, artisti italian, Giovanni Bonardi, e fton vizitorin të përjetojë shijen e artit të vjetër grek dhe latin, ku muzat dhe perënditë përcjellin misteret e mitologjisë.
Giovanni Bonardi
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023