Arti bashkëkohor eksploron
Kalanë e Porto Palermos

Arti bashkëkohor eksploron<br />Kalanë e Porto Palermos
Perfomanca, video, fotografi, instalacione, workshop nga artistë ndërkombëtar dhe muzikë live do ti japëin jetë për dy netë Kalasë së Ali Pashë Tepelenës. “UNCHARTED” do të jetë tema e edicionit të tretë të “Art Kontakt” që do të mbledh në Kalanë e Porto Palermos artistë nga gjithë europa.

Për këtë arsye, larmia e disiplinave artistike të lëvruara në hapësirën e festivalit, e kombinuar me peshën historike të kalasë së Ali Pashë Tepelenës, i jep trajtë më të pasur produktit, i cili kapërcen kufijtë e të qenët “thjesht” produkt artistik, duke e bërë atë një produkt kulturor. Festivali i Artit Bashkëkohor “Art Kontakt” do të rikthehet në datat 8 dhe 9 gusht në Kalanë e Porto Palermos.

Ky është edicioni i tretë i këtij eventi të artit bashkëkohor, i cili tashmë ka marrë formën e një bienaleje ndërkombëtare. Janë rreth 25 artistë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin punët e tyre në teknika të ndryshme si video-art, piktura, fotografi, performanca, instalacione etj. “‘Art Kontakt Festival 2014’, do të jetë një pikë takimi i artistëve që do të vijnë nga Shqipëria dhe vende kryesisht të Ballkanit dhe Mesdheut.

Sipas drejtorit artistik të festivalit, Andi Tepelenës qëllimi i këtij festivali është të sjell në qendër të vëmendjes tendencat e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar, zhvillimin e artit multidisiplinor në Shqipëri, shkëmbimin e praktikave artistike midis artistëve dhe organizatave kulturore të rajonit, për të forcuar rrënjët e bashkekzistencës në rajonin tonë nëpërmjet artit dhe kulturës. Sipas tij, festivali synon dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore duke përdor monumentin e kulturës si faktor tërheqës gjatë sezonit veror, si dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social. “Këtu kultura e tejkalon ngjarjen, duke u bërë një arkiv procesesh kuptim-mbartëse e kuptim-rikrijuese të përvojave personale jetësore e shpirtërore.

Kultura, e cila riprodhohet vazhdimisht dhe zhvillohet me audiencën që e jeton, bëhet pjesë e natyrshme e festivalit. Në këtë kontekst, produkti kulturor pasurohet me emocione, perceptime dhe interpretime që shndërrojnë vlerën dhe kuptimin, duke zhvendosur aksin kryesor nga kujtesa e thjeshtë e të kaluarës, te vizioni strategjik i së ardhmes”, thotë Tepelena. Tema e këtij edicioni është “Uncharted” ose “E paeksploruar” që për ideatorët është një fakti i panjohur, një rebus, të cilin përpiqen ta shpjegojnë logjikisht e racionalisht, duke respektuar saktësinë e proceseve shkencore. Në larminë e aktiviteteve të këtij Festivali të Artit Bashkëkohor, do të ketë mjaft risi dhe prurje origjinale projektesh artistike, workshop-e dhe performanca.

Një seksion i veçantë informativ do t’i dedikohet projektit të Adrifort. I përfshirë do të jetë edhe një projekt artistik, audiovizual i producentit muzikor, Leonard Toma, i cili do të projektojë imazhe të fortifikimeve Adrifort, të shoqëruara me një përzierje të tingujve të muzikës elektronike me atë të traditës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit. Përveç artit pamor, ky festival do të pasurohet me tingujt live të muzikës bashkëkohore eksperimentale, të DJ-ve të ardhur nga vendi dhe rajoni, muzikë, e cila do zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe shumë surpriza të tjera për publikun. Artistët pjesëmarrës janë Arta Ngucaj, Arben Ngucaj, Dritan Hyska, Julia Heslop/Martin Heslop, Ardian Isufi, Beskida Kraja, Stefany Savino, Alban Methasani, Klod Dedja, Ema Andrea, Yllka Gjollesha, Ilir Lluka etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij