Arti bashkëkohor, Kumbaro takim
me homologët e rajonit në Dubrovnik

Arti bashkëkohor, Kumbaro takim<br />me homologët e rajonit në Dubrovnik
DOBROVNIK- Pas konferencës së Ohrit së këtij viti, ku u diskutua lista e monumenteve të Trashëgimisë Botërore që do të pranohen në listën e UNESKO-s, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro do të marrë pjesë në një tjetër takim rajonal. Në këtë takim ku do jenë ta pranishëm përfaqësues të Kulturës së Kroacisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi në qytetin e Dubrovnikut, do të diskutohet për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e artit bashkëkohor, për përgatitjen e Konferencës Rajonale të Ministrave të Kulturës (Lubjana Procesi II - Rehabilitimi i trashëgimisë së përbashkët). Ky aktivitet i organizuar nga Ministria e Kulturës Kroate dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal të Evropës, do të mbahet në tetor në Dubrovnik, dhe synon të përmirësojë bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, veçanërisht në fushën e ekspertëve dhe mënyra të reja të menaxhimit të trashëgimisë.
 
Ndërkaq, ministrja Kumbaro do të zhvillojë një takim dypalësh me homologen kroate Andrea Zlatar Violić, për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e kulturës dhe trashëgimisë mes dy vendeve.
 
Po kështu, ministrja Kumbaro do të zhvillojë edhe takime të tjera të rëndësishme dhe të vlefshme për forcimin e bashkëpunimeve të ardhshme në fushën e kulturës, si takimi me ministrin e Punëve Civile të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës Sredoje Nović, ambasadorin e Malit të Zi në Serbi, Branislav Mićunović.
 
Pjesë e axhendës së Ministres Kumbaro do të jetë edhe takimi me kryetarin e bashkisë së Dubrovnikut, Andro Vlahušić.
 
Gjatë dy ditëve të këtij takimi, do të diskutohen tema të rëndësishme si: Edukimi përmes artit dhe kulturës, politikat kulturore dhe praktikat zbatuese në Kroaci. Temë e rëndësishme e bisedimeve do të jetë dhe bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore, një nismë për të eksploruar mundësitë për organizimin e seminareve dhe trajnimeve të rregullta drejtuar specialistëve shqiptarë për restaurimin; Bashkëpunime në fushën e trashëgimisë për ekspertizë në menaxhimin e siteve historike ; Bashkëpunime në fushën e menaxhimit të ngjarjeve artistike multikulturore, etj. Një temë e rëndësishme e takimit do të jetë bashkëpunimi dypalësh për të përmirësuar dhe forcuar partneritetin shqiptaro -kroat për aplikimet në Programin e Evropës Krijuese.
 
“Programi i vizitës së ministres Kumbaro parashikon pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimit "Orlando" dhe koncertit përmbyllës në Festivalin Veror të Dubrovnikut, një bashkëpunim i Orkestrës së Dubrovnikut me Orkestrën Filarmonike të Zagrebit, nën drejtimin e dirigjentit Ivo Lipanović, me pjesëmarrjen e baritonit Željko Lučić dhe sopranos Lana Kos.
 
Ministrja Kumbaro së bashku me homologen e saj Andrea Zlatar Violić do të vizitojnë një sërë institucione të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kroate si : qendrën e konservimit në Dubrovnik, qendrën historike në Cavtat, Galerinë Stradun, shtëpinë e piktorit të njohur kroat, Vlaho Bukovac, etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma