Arti bashkëkohor ndez “dritat
e kuqe” në vilën e Enverit

Arti bashkëkohor ndez “dritat<br />e kuqe” në vilën e Enverit
TIRANË - Arti bashkëkohor ka ndezur dritat e kuqe në zonën e ish-Bllokut e me konkretisht në ish- vilën e diktatorit Enver Hoxha. E gjitha për të tërhequr vëmendjen, kryesisht të të rinjve që frekuentojnë këtë zonë.
 
Duket se ja kanë dalë me dritat e kuqe, kryefjala e së cilës është paralajmerimi për eventin që do të organizohet në daten 29 Prill. Të ftuar në eventin e quajtur me emrin “Perdja e hekurt” do të ketë protagonist aktorët, Ema Andrea, Heldi Pema, Klod Dedja, Edit Pula, Armando Luga, Helona Ruli e Rubin Beqo.
 
Eventi organizohet nga ministria e Kulturës në bashkëpunim dhe me Universitetin e Arteve në Tiranë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit