Arti britanik ekspozitë në Tiranë
me vepra origjinale

Arti britanik ekspozitë në Tiranë <br />me vepra origjinale
TIRANE- Galeria Kombëtare e Arteve ekspozon nesër në sallën e ekspozitave të përkohshme, vepra të një prej koleksioneve më të njohura në mbarë botën për artin bashkëkohor, që është koleksioni i Këshillit Britanik. Ky koleksion, i cili i ka fillesat e veta që nga themelimi i Këshillit Britanik (1934), ka për qëllim promovimin e artistëve britanikë dhe të arritjeve të artit të këtij vendi, në mbarë botën. Ekspozita "Made in Britain", e formëzuar si kërkesë specifike e Galerisë Kombëtare të Arteve, sjell në Tiranë rreth 111 vepra në pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, instalacion e video-art, që përfshijnë një hark kohor prej 30 vitesh. 32 autorët që vijnë para publikut shqiptar (shumica për herë të parë) janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor. Ekspozita reflekton ndryshimet që ka pësuar shoqëria britanike gjatë kësaj periudhe dhe rolin edukues dhe ndikues që ka marrë përsipër arti pamor në ndryshimin e saj. Artistët në ekspozitë janë: Tomma Abts, Phillip Allen, Keith Arnatt, Helen Chadëick, Jake dhe Dinos Chapman, Adam Chodzko, Mat Collishaë, Tony Cragg, Martin Creed, Peter Doig, Angus Fairhurst, Matt Franks, Gilbert & George, Damien Hirst, Gary Hume, Michael Landy, Sarah Lucas, Keny Macleod, Julian Opie, Bob dhe Roberta Smith, Wolfgang Tillmans, Mark Tichner, Gavin Turk, Mark Wallinger, Gillian Wearing, Boyd Webb, Gary Webb, Richard Wright, Wood dhe Harrison. Nesër në orën 12.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve do të mbahet një konferencë për shtypin ku Galeria Kombëtare e Arteve dhe Këshilli Britanik do të prezantojnë ekspozitën më gjerësisht. Në të njëjtën ditë, në orën 13:30 në sallën e bibliotekës së Galerisë Kombëtare të Arteve, artisti pjesëmarrës në ekspozitën “Made in Britain”, Matt Franks do të zhvillojë një leksion për publikun e interesuar rreth punës së tij, si edhe rreth natyrës së skulpturës bashkëkohore. Sipas organizatorëve në GKA, kjo ekspozitë e Këshilli Britanik vjen si rrjedhojë e rrjeteve të forta bashkëpunimit me artistët e rinj sipërmarrës(promovues, organizatorë festivali, kuratorë, politkbërës, etj.) Në këtë rast organizatorët e Këshillit Britanik nxjerrim në pah kreativitetin britanik përmes performancave dhe ekspozitave të artistëve vendës.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Britania vendos sot nëse themeluesi i WikiLeaks, Assange do të ekstradohet në SHBA

Britania vendos sot nëse themeluesi i WikiLeaks, Assange do të ekstradohet në SHBA