Arti i Zi, sa të rrezikshme janë këngët
sentimentale për dashurinë e humbu

Arti i Zi, sa të rrezikshme janë këngët<br />sentimentale për dashurinë e humbu
Poezia, duke mos qenë e konkretizuar në kohë dhe duke u kufizuar vetëm në protestën, tingëllon e tëra ideologjikisht e gabuar. Në vëllim ka dhe poezi të tjera të gabuara ose formaliste. Të tilla janë poezitë “Deti”, “Borë e bardhë”, “Njeriu frazë”, ku herë propagandohet një moral jo i shëndoshë e herë thuhen mendime të gabuara si “i deformuar si nënat”, “unë e ndjej dashurinë që s’shoh”, “unë jam thelbi i fjalës, e fjala thelbi im” etj.

            Një shembull tjetër: kohë më parë u përgatit të hidhej në qarkullim vëllimi me poezi i F. Arapit. Në të kishte disa poezi të errëta, hermetike, ndonjëra prej të cilave ishte e gabuar dhe formaliste. Librit iu hoqën disa faqe, dhe pasi u korrigjua doli në qarkullim. Por s’shkoi shumë kohë dhe në gazetën “Drita” (të datës 4 nëntor 1979), po ky autor boton një poemë, “Dita e Dritave”, e cila në disa vende ka vargje të errëta dhe me ide të shtrembra.

Shumë shkrimtarë dhe kritikë kanë bërë vërejtje serioze për këtë poemë, mbasi nuk kuptohet se ç’do të thotë poeti, meqenëse ka shumë pjesë të palidhura logjikisht, flitet në përgjithësi dhe nuk pasqyrohen qartë ato aspekte që lidhen me jetën tonë. Në poemë bëhet fjalë për “intelektualë të ndershëm”, “të vdekurit e ndershëm”, “të ardhshmit e ndershëm” etj. Por nuk kuptohet kush janë këta “të ndershëm”. Po kështu ka pjesë të tjera të shkruara në një konceptim abstrakt e formalisht:
            Armiku ynë ishte antidrita, / “antinjeriu”, / sepse s’ishte njeri./

            Përsëri nuk kuptohet ç’ishte ky “antinjeri”, pa tipare konkrete social-klasore. Mendojmë se këto janë ndikime të artit borgjez e revizionist.
            Shfaqjet e hermetizmit, të errësimit në poezi janë shfaqje të pakta; ato nuk formojnë ndonjë prirje. Por fakti që herë pas here i ndeshim në disa autorë tregon se vigjilenca ndaj tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë.

            b) Në prozë, kohët e fundit doli nga shtypi novela “Një vajzë në moshën e martesës” e një autori të ri. Në këtë libër problemi është kufizuar vetëm në të drejtën e vajzës për të dashuruar; dashuria konceptohet disi në mënyrë liberale. Personazhet nuk paraqiten në asnjë aktivitet shoqëror, por vetëm në marrëdhënie dashurie. Në këtë mënyrë në vepër nuk ndjehet gjëkundi atmosfera reale e shoqërisë sonë shqiptare. Personazhin kryesor e rrethon ambienti regresiv. Kështu që krijohet një ide e shtrembër për shoqërinë tonë. Heroinën e novelës e përshkon një frymë pesimizmi, dhimbjeje dhe trishtimi. Ajo thuajse nuk flet, nuk vepron, por vetëm bën filozofime abstrakte, që shpesh tingëllojnë të gabuara dhe nuk burojnë nga fakte reale. Në novelë ka letrarizma me përmbajtje të papranueshme, të cilat dallohen që janë ndikime të huaja.

arti i zi

         

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar