VIDEO/ Aksident tragjik në Lushnjë, shoferi gjendet i vdekur në timon, identifikohet pas disa orësh! Makina e marrë me qira doli nga rruga dhe u bë copash (Emri)

Lushnjë- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier, me pasojë një të vdekur.

Shoferi i mjetit mbeti u identifikua vetëm pas shumë orësh verifikime, teksa trupi i tij u gjet brenda i pajetë. 

Fillimisht Policia njoftoi se vetura ishte e marrë me qira në emër të Ariol Rista te kompania e mjeteve, por verifikimet e thelluara dhe hetimi zbuluan se bëhet fjalë për të riun 29-vjeçar nga Divjaka, i identifikuar si Erjon Fredi Kuka.

Makina pasi kishte dalë nga rruga kryesore, në Krutje, vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit”, ishte përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e muri anësor të një kanali aty pranë.

Edhe policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe orarin e saj, 23:45, duke dhënë shkurt disa detaje.

"Në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftuan uniformat blu zyrtarisht.

Trupi i viktimës, u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës, ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë dhe dërguar në morg, për procedura autopsie. Burime policore thanë se nga verifikimet e para rezultoi se autovetura tip “BMW”, me targa AB507DT, ishte e marrë me qira, teksa u zbulua më tej se emri i gjetur në regjistrin e kompanisë nuk ishte i njëjtë me të viktimës. 

Sipas dinamikës fillestare të vendngjarjes, dyshohet se shoferi ka qenë me shumë shpejtësi dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore në fshatin Zhymë, duke kryer përplasje dhe rrokullisje, teksa është dëmtuar tërësisht duke u shembur në kanalin anësor, pranë murit të një banese në dukje sipas pamjeve.

Dinamika e aksidentit mbetet ende e panjohur nëse ka pasur pakujdesi në drejtim dhe shpejtësi tej normave që nxori makinën jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën dhe më tej kanalin anësor të betonit, apo faktorë fizikë shëndetësorë, si përgjumja, konsumi i alkoolit dhe simptoma shëndetësore. Ndaj po priten edhe rezultatet paraprake të autopsisë dhe ekspertiza e detajuar nga hetuesit. Policia tha se hetimet për shkaqet dhe rrethanat janë ende aktive.

Oficerët po marrin në pyetje edhe përfaqësues të kompanisë së mjeteve me qira, për të mësuar të dhëna të tjera dhe pse ai ka përdorur dy identitete. Policia tha se trupi ndodhet në morgun e Lushnjës. Do hetohet edhe rreth të kaluarës së 29-vjeçarit, duke marrë indicio nga emri i ndryshëm në regjistrin e kompanisë.

Zjarrfikësve dhe policisë iu desh një orë të nxirrnin trupin e viktimës nga mjeti, pasi vetura ishte copëtuar plotësisht dhe shtypur. Nga pamjet e siguruara, shihej makina në kanal, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen ta nxjerrin. Mendohet se i riu ka pësuar traumë fatale menjëherë pas aksidentit, pasi kishte dëmtime në të gjithë trupin.

Në foto, efektivë policie e zjarrfikësish duke u përpjekur të nxjerrin trupin e viktimës së aksidentit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Harris dhe Walz nisin fushatën së bashku, zotohen se do të ‘luftojnë për të ardhmen’

Harris dhe Walz nisin fushatën së bashku, zotohen se do të ‘luftojnë për të ardhmen’