"Arti më shpëtoi", ALex Seitaj tregon se si ia ka dalë të shpëtojë nga depresioni

 ‘Arti ka qenë terapia e tij e shpëtimit për të dalë nga depresioni dhe nga problemet e vështira psikologjike në të cilat ishte zhytur’, kështu është shprehur aktori i Portokallisë, Alex Seitaj, i ftuar ditën e sotme në programin ‘Rreze dielli’, ku ndër të tjera u ndal tek mënyra se si ia ka dalë mbanë të dalë nga gjendja e errët në të cilën ndodhej, duke zgjedhur të bëjë atë që e bën të ndjehet më mire, artin. Gjithashtu, Alex ka ndarë me shikuesit qëndrimin e tij mbi qasjen e shqiptarëve ndaj depresionit dhe vështirësinë që këta të fundit kanë ndaj pranimit dhe kalimit të këtij problemi, të cilin Alex e ka kaluar tashmë me sukses.

Arti ka qenë shpëtim për mua, sepse unë mendoj se çdo njeri ka diçka që e bën të lumtur, që është shpëtimi i tyre le të themi. Për mua ka rastisur që është arti, për dikë tjetër mund të jetë diçka tjetër. E vetmja këshillë që mund të them unë është që në momentin që ti e di çfarë është, ndiqe sepse është terapia më e mirë e shërimit. Sigurisht tani jetojmë në një kohë kur dalëngadalë këto gjëra po bëhen më të hapura, njerëzit po falsin pak më shumë për problemet, edhe ato psikologjike që mund të kenë, sepse është dicka shumë normale. Një person e ka shumë të kollajtë të shkojë tek doktori në momentin që ka kollë, por nuk e di pse kompleksohen shumë në momentin që ka ankth apo qoftë edhe depresion. Jetojmë në një kohë kur këto që po jetojmë janë shumë reale dhe nuk duhen anashkaluar sepse zmadhohen.Unë tani jam mirë. Puna e depresionit është diçka që duhet të jesh i kujdesshëm sepse zakonisht personat që e kanë kaluar e kanë tendencën që të shkojnë sërish drejt asaj. Unë kam gjetur armët e mia që të jem totalisht mirë dhe totalisht pozitiv dhe të jem i lumtur.

Alex Seitaj, aktor

Alex Seitaj, personazhi atipik, i cili fillimet e tij i pati si këngëtar, për t’u shndërruar më pas në një personazh humori të pazakontë, ku nën petkun dhe trukun e një femre tërheqëse, me emrin Vezire do të përcillte ironinë dhe humorin e tij tek publiku i tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik