Arti në shërbim të kauzave sociale, ja cili është projekti i fundit i gazetarit Gentian Minga

Ai njihet si gazetari që krijon nga hiçi, pasi hobi i tij është pikërisht të krijojë, që nga punimet e dorës e deri tek linjat e modës, por gjithmonë frymëzuar nga një fenomen apo kauzë që e ngacmon dhe për të cilën kërkon të japë mesazhet e tij. Vetëm 2 vjet më parë bëri shumë bujë, idea e tij mbresëlënëse e bluzave të frymëzuara nga fasat e mureve në rrugët e Tiranës, ashtu si dhe linja e veshjeve që krijoi bashkë me stilisten Mirela Nurçe bazuar në pikturat e fëmijëve që nuk dëgjojnë. Edhe kësaj here Genti Minga ka gjetur një mënyrë interesante për të përcjellë atmosferën patriotike të festive të Nëntorit duke krijuar bizhuteri me monedhën 5 lekëshe ku në njërën anë është vendosur shqiponja dy krenare, symboli ynë kombëtar.

Unë përvec profesionit tim si gazetar dhe profesionist PR, kam qejf të bëj punime dore, por çdo koleksion ka një kuptim dhe një kauzë sociale. Unë doja të ktheja në kauzë sociale edhe çështjen e patriotizmit, sepse kohët e fundit ka dalë debate i famshëm që a është shqiponja diçka e lirë, apo si mund të jemi patriot në këtë vend me 1000 probleme.

Gentian Minga, gazetar, specialist PR

Po përse pikërisht ka zgjedhur lekun? Minga thotë se kjo përzgjedhje e tij nuk është  e lidhur thjesht me patriotizmin por dhe me pushtetin që përfaqëson vetë paraja.

Leku është simbol kombëtar dhe 5 lekëshi ka simbol shqiponjën që lidhet me patriotizmin. Unë nuk jam nga ata që mendoj se shqiponja është vulgare, sepse mbi të gjtha ne e kemi në flamur dhe në momentin që e kemi në flamur është e pamundur të mos e duam.

Gentian Minga, gazetar, specialist PR

Gentian Minga është nga ata gazetarë që jo vetëm krijon, por ka qënë gjithnjë mjaft aktiv për çështje të mprehta sociale siç është barazia gjinore apo të drejtat e komunitetit LGBT dhe këtë e ka treguar vazhdimisht me përfshirjen e tij në fushata të ndryshme apo qoftë edhe me reagimet e tij personale në rrjetet sociale. Por kësaj here, një tjetër kauzë që kërkon të ngrejë fort është pikërisht edhe mungesa e përfaqësimit të grave në kartmonedhat shqiptare.

Leku përfaqëson pushtetin por edhe një mënyrë të jashtëzakonshme marketingu ndaj unë vendosa të realizoj projektin e vendosjes së grave në kartëmonedha. Unë e kam çuar në disa ambasada dhe organizata që luftojnë pabarazinë gjinore por për 6 muaj nuk gjeta mbështetje ndaj e nisa atë vetëm.

Gentian Minga, gazetar, specialist PR

Gazetari beson fort se Shqiperia sot duhet te luftoje te kete nje grua ne kartmonedhe, dhe shpreson që brezat e ardhshem do luftojne qe ne kartmonedha shqiptare te vendoset portreti i nje gruaje, një njeriu me sindromen Doën, apo i nje aktivisti per te drejtat e njeriut.

 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?