Arti shqiptar në zi! Shuhet në moshën 76-vjeçare valltari dhe koreografi i njohur, Besim Jazexhiu

Arti shqiptar në zi! Shuhet në moshën 76-vjeçare valltari dhe koreografi i njohur, Besim Jazexhiu

Besim Jazexhiu

TIRANË- Valltari i njohur shqiptar,  Besim Jazexhiu ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, në moshën 76-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bën të ditur Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, me anë të një postimi në Facebook teksa ka bërë edhe një jetëshkrim të shkurtër të karrierës së tij.

"Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 76-vjeçare, të një nga figurave më të spikatura si valltar dhe drejtues i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, koreografit Besim Jazexhiu", shkruan ndër të tjera TKOB. 

Zanafillën e parë në art, Jazexhiu e ka pasur në zhanrin e akrobacisë dhe është një ndër akrobatët e parë shqiptar. Në vitin 1959, u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1961 filloi punë si balerin profesionist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky ishte fillimi i karrierës së tij si balerin dhe valltar profesionist. Gjatë kësaj periudhe, krahas kërcimit në trupën e baletit ka realizuar personazhe në balete të ndryshme si “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Laurenca”, “Fadeta”, “Petja dhe Ujku” etj. Në vitet 1965-1968, kryen shërbimin ushtarak në Ansamblin e Ushtrisë si solist i parë i grupit të valleve dhe më pas, nga viti 1968 solist në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku krahas punës si solist, ka kryer edhe detyrën e koreografit dhe Drejtorit Artistik. Krahas interpretimeve me nivel, ku binte në sy individualiteti dhe vërtetësia, Besimi është dalluar dhe për përdorimin e lodrës gjatë valleve të ndryshme. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në Ansambël ka interpretuar valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ku ka shkuar ky ansambël si brenda vendit , ashtu edhe gjatë turneve jashtë shtetit. Anëtar i Këshillit Artistik, i komisioneve në katër festivale folklorike me detyrë koreograf edhe në disa komisione të Dekadave të Majit.

Gjatë karrierës së tij si koreograf, Besim Jazexhiu realizoi rreth 20 krijime, valle të ndryshme me AKKVP ashtu edhe me shumë grupe amatore të ndërmarrjeve të ndryshme, si valle me motive dibrane, “Valle me motive të Tiranës”, “Valle e Lezhës” “Valle e Leskovikut”, “Nusja e Fajes”, “ Valle me motive të Veriut”, “Kurrë se ulëm kokën”, “Motive kosovare”, “Sarajet e Ali Pashait”, “Valle arbëreshe” e shumë të tjera.

Ka një jetë të gjatë artistike 40 vjeçare që nga 1954 e deri në vitin 1997. Pas viteve ’90, kontributi i tij shtrihet dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi si dhe zonat ku banojnë arbëreshët në Itali. Gjatë karrierës së tij artistike është nderuar me fletë nderi, medalje, çmime të para dhe Urdhrin “Naim Frashëri” klasit II”

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë