Artisi francez Chauvet
ekspozon në “Tirana Ekspres”

Artisi francez Chauvet<br />ekspozon në “Tirana Ekspres”
Në “Tirana Ekspres” prezantohet ekspozita e artistit francez Romain Chauvet. Piktori francez prej vitesh jeton dhe punon në Greqi dhe për herë të parë vjen për të prezantuar punët e tij në Shqipëri.

Punimet e prezantuara në sallën kryesore të “Tirana Ekspres” janë realizime të dy viteve të fundit dhe do të ekspozohen deri më 15 shtator.

Imazhet që ai hedh në telajo janë çaste të jetës së përditshme sesi ndikon dhuna verbale e internetit tek njerëzit dhe probleme të ndryshme sociale, që kanë ndikuar në ndjesitë e tij. Është një piktor ekspresionist dhe në këtë aktivitet do të shfaqë pikturat që ka bërë gjatë dy viteve të fundit. “Tirana Ekspres” organizon shpesh ngjarje të lidhura me promovimin e artit, kulturës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe mjedisit.

Artistë nga Franca, Gjermania, Italia, Kosova, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Zvicra aty gjejnë një sallë ekspozite pa pagesë për të shfaqur punët e tyre.   


Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024