Artistët e TKOB ankohen
për kontratat tek Nishani

Artistët e TKOB ankohen<br />për kontratat tek Nishani
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti dje në takim një përfaqësi të trupës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me kërkesë të tyre, siç thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni. 

Artistët prezantuan shqetësimin dhe kundërshtitë e trupës artistike të TOB-it lidhur me kontratat e reja të punës të propozuara nga Ministria e Kulturës, të cilat, sipas tyre përbëjnë një prapësim në reformimin e këtij institucioni dhe në zbatimin e standardeve europiane. 

Ndërkohë, presidenti Nishani siguroi se Institucioni që ai drejton do të vazhdojë të jetë një derë e hapur për çdo qytetar, aq më tepër kur bëhet fjalë për një komunikim të hapur dhe institucional me komunitetin e artistëve. 

Presidenti theksoi se dialogu dhe transparenca në çdo proces vendimmarrjeje dhe shmangia e presionit të çdo lloj forme janë detyrim për institucionet shtetërore. Në fund të takimit, grupi i artistëve dorëzoi peticionin drejtuar Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe një kopje të dokumentacionit ku kundërshtohen ndryshimet ligjore të ndërmarra, të nënshkruar nga 115 artistë të TOB-it. 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike