Artistët sensibilizojnë në një mbrëmje
‘Gala’ për fëmijët e Zyber Hallullit

Artistët sensibilizojnë në një mbrëmje<br />‘Gala’ për fëmijët e Zyber Hallullit
Duaj dhe ti”, një mbrëmje “Gala” dedikuar fëmijëve të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” mbushi sallën e Universitetit të Arteve mbrëmjen e së martës. Artistë
të mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, Nexhmie Pagarusha, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Yllka Gashi, Edmond Tupja, por edhe biznesmenë dhe zërat e rinj të skenës shqiptare si Era Rusi dhe Anjeza Shahini iu dhuruan fëmijëve të “Zyber Hallullit” një mbrëmje emocionuese që do mbahet mend gjatë, jo vetëm për mesazhin që ata përcollën, por edhe për fatet e tyre që morën rrugën e duhur, atë të dijes.

“Artistja e Merituar” Margarita Xhepa, ngriti siparin e kësaj mbrëmje sensibilizuese duke u përulur me dashuri si nënë para publikut dhe fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli”. Veç zërave të artistëve shqiptar, ajo që ndriçoi këtë mbrëmje “Gala” ishte zëri i Nexhmie Pagarushës e cila udhëtoi enkas për të qenë parnë këtyre fëmijëve. “Duaj dhe ti”, një mbrëmje gala që më bëri të përjetoj emocione të jashtëzakonshme, që jo çdo here mund ti prekësh dhe përjetosh! Jam shumë e lumtur që udhëtova për të qenë e pranishme dhe për të rrëmbyer duartrokitjet e këtyre fëmijëve ku lumturia ju ndriçon në sy”, shprehu Pagarusha.

Nën kujdesin e veçantë të Rektorit të Universitetit të Arteve Petrit Malaj, regjinë dhe moderimin e Sokol Gugës, ky spektakël mblodhi rreth vetes personalitet të fushave të ndryshme të cilët dhanë kontributin e tyre modest në ndihmë të këtyre fëmijëve duke ju ndryshuar fatet e jetës.

“Duaj dhe ti” është një nismë sensibilizuese e cila nisi vetëm 4 muaj më parë nga organizatori dhe regjisori Sokol Guga, u finalizua pas disa aktivitetve që janë mbajtur gjatë këtyremuajve në shtëpinë “Zyber Hallulli”. Më datë 24 mars po në ambientet e shtëpisë “Zyber Hallulli” u organizua një festë e madhe, ku këngëtarët Era Rusi, Noizy, Stine, Xhesika Polo, Classic Boys dhe trupa e kërcimit të fëmijëve ”Endërra vazhdon” iu ndryshuan ditën këtyre fëmijëve.

Menjëherë pas kësaj mbrëmje, me kërkesën e fëmijëveorganizatori bëri të mundur dhe ardhjen e futbollistit Lorik Cana i cili rrugëtoi enkas vetëm për t’iu përmbushur ëndrrën djemëve të kësaj famije të madhe!. Të gjithë ata që u përulën para kësaj nisme për fëmijët jetim duke ndërmarrë këtë iniciativë humane dhe plot dashuri, është një shembull për tu marrë secili nga ne!

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot