Artistë koreanë në Tiranë, për
25-vjetorin e lidhjes me Shqipërinë

Artistë koreanë në Tiranë, për<br />25-vjetorin e lidhjes me Shqipërinë
Artistët koreanë kanë performuar në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë me rastin e festimit e të 25 vjetorit të marrëdhënieve Kore e Jugut – Shqipëri.
 
Këto këngë të bukura dhe kjo muzikë tradicionale dëgjohen për herë të parë në Teatrin e Operës. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Republikës së Koresë zoti Ahn YOUNG-JIP, i cili pasi çeli koncertin theksoi se mes dy vendeve tona ka ende shumë gjëra të përbashkëta për të bërë.
 
Përgjatë epokës së luftës së ftohtë Koreja dhe Shqipëria ndoqën rrugë të ndryshme dhe për pasojë nuk kishin kontakte kuptimplote.
 
Pas mbarimit të luftës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomati në 1991 Koreja dhe Shqipëria janë bërë gjithmonë e më shumë partnerë, në fusha të ndryshme si shkëmbimet e të dy popujve, kulturë, edukim dhe takime ndërkombëtare
” deklaroi ai.

Pas fjalës së ambasadorit ka vijuar koncerti me instrumentet tradicionale të Koresë së Jugut. Një nga pikat më interesante në marrëdhëniet me Korenë është se ishte vendi i parë që hoqi vizat për shtetasit shqiptarë.

[gallery]19605[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin