Artistët e “Baubaus” eskpozojnë
në Kryeministri “Artin e procesit”

Artistët e “Baubaus” eskpozojnë<br />në Kryeministri “Artin e procesit”
“Baubaus”, një grup artistësh bashkëkohor në Itali kanë krijuar një rrymë të re të artit që kalon përmes procesit ligjbërës, hulumtimit e reflektimit.

Artistët bashkëpunojnë edhe me Shqipërinë, duke zhvilluar një seri prezantimesh mes sipërmarrësve socialë.

Në prill të 2017-ës, gjatë protestave të opozitës, grupi i artistëve Baubabus kishte nisur projektin e një ekspozite në Kryeministri.

Rezultatet janë prezantuar mbrëmjen e së enjtes në qendrën COD, përmes ekspozitës-laborator “Arti i Procesit”  të konceptuar nga Valentina Bonizzi. Ajo kujton peripecitë e realizmit të këtij projekti.
 
"Takimi i parë me Baubauus ishte në COD në Tiranë. Përpara kryeministrisë kishte javë që po zhvillohej një diskutim i fortë politik. Opozita kishte nisur një protestë që do të zgjaste me muaj. Tenda e manifestuesve përpara hyrjes së kryeministrisë rrezikonte të prishte një ekspozitë laborator që kisha muaj të tërë që e bëja. Megjithatë vazhduam punën. Filluam të mendonim mundësi të reja për të vëzhguar zonën gjeografike të protestës. Ky proces i përbashkët kërkimi dha jo pak rezultat" shprehet Bonizzi.
 
Projekti është mbështetur edhe kuratorë e artistë të njohur në shkallë ndërkombëtare si Stefano Romano e Adrian Paci. Ndërsa Pasquale Campanella i Eurmkos dhe Giusi Campisi e Muzeut Eunderkammer e Patrizio Raso i Baubaus janë bashkëpunëtor të eksperimentit
  
“Ndodh shpesh që pas punëve prezantohesh me rezultatin final. Arti i Procesit regjistroi dhe bëri transparente në faqen e ëeb-it diskutimet mbi Ligjin 65 “Mbi Ndërmarrjet Sociale”. Kjo gjë merr jo pak vlerë në kohën kur ky ligj është ende në proces shkrimi të akteve nënligjore” thotë Patrizio Raso.
 
Ekspozita-laborator që do të qëndrojë e hapur deri më 14 tetor në Kryeministri,  përmbyll sezonin “Proceset dhe Rezultatet” me finalizimin e projektit Arti i Procesit.

[gallery]24168[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.