Artistët e rinj performancë kundër dhunës tek Artet, Ema Andrea: Një histori që e kemi dëgjuar të gjithë! (VIDEO)

Ftesës së regjisores Ema Andrea për të mbajtur gjallë përmes artit debatin kundër dhunës seksuale iu përgjigjën artistët e rinj dhe aktorja Suela Bako. Të gjithë bashkë, pas karantinës për shkak të Covid 19, në hapësirat e Universitetit të Arteve për-rreth 1 orë sollën për publikun “Loja e pasme” të autores Edna Mazya-s, duke i rikthyer kështu spektatorëve shfaqjet e munguara për katër muaj radhazi

 “Pavarësisht problematikave të ndryshme nevoja për art  është e domosdoshme. Kjo shihet edhe nga pjesëmarrja e publikut”, shprehet regjisorja.

1593693299_emaandrea.jpg

Ema Andrea

Në qendër të veprës përdhunimi i një adoleshenteje në oborrin e pasmë dhe gjyqi publik që i bëhet asaj. Por, regjisorja e ka aktualizuar duke ndalur edhe tek trajtimi, që u bëhet këtyre ngjarjeve edhe në shoqërinë tonë

“Nuk mund të ndodhte ndryshe, një shfaqje me një tekst që të duket sikur jetohet në çdo vend. Sikur çdo adoleshent e ka dëgjuar këtë histori. Në atë moment, që ne fusim aktualitetin shqiptar, e  bëjmë që publiku të reflektoj ë, se si ne i gjykojmë ne rastet, se si shkruajmë për to, edhe se si e kthejmë gishtin tek viktima. Mendoj kështu do të jenë më të informuar për të thënë atë që ne na mundon, edhe na mungon”.

Artistët e rinj përpos performancës, ku në një orë duhet të shfaqnin dëshirat, ëndrrat, por edhe një akt përdhunimi ndihen fatlumë për këtë angazhim skenik.

“Më vjen për të qarë akoma. Duke qenë se gjëja më e rëndësishme, që kam dashur të them gjatë gjithë kësaj kohe, është për të thënë se çdokush në jetë mund të thotë edhe bëjë çfarë të dojë, por askush s’ka të drejtë që të vërë dorë mbi ty, në momentin që i thua:Mjaft”, shprehet Enisa Hysa, studente për aktrim.

“Ndihem shumë i lumtur që isha pjesë e këtij projekti. Si djalë mendoj se janë fenomene, që nuk duhet të ndodhin”, shprehet aktori Ermir Hoxhaj.

 

Performanca skenike “Loja e pasme” u prezantua në hapësirat e Universitetit t ë Arteve.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut