TIRANE- Rreth 150 artistë  të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit protestuan  kundër kontratave 3 mujore të punës që  u kanë  ardhur  në institucion nga  Ministria  e Kulturës. Ata kanë protestuar duke u shprehur se ndihen të kërcënuar për largimin  nga puna pas mbarimit të kësaj kontrate.

  Sipas kreut të shoqatës, Reshat Ibrahimi kontrata është në kundërshtim me ligjet në fuqi për artin. “Jemi të rrezikuar për vendin e punës pas kontratave te reja 3 mujore të hartuara nga Ministria e Kulturës, ne protestojmë që të kthehen mbrapsht këto kontrata”, tha kryetari i sindikatës Brahimi.  Drejtuesi i Teatrit të Operës e Baletit shprehet se artistët janë keqkuptuar.

“Ju garantoj se nuk do të ketë shkurtim të vendeve të punës dhe as largim të artistëve. Bëhet fjalë për riorganizim të punës në teatër”, tha Ilir Kerni për “Shqiptarja.com”

Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)