Artistët: Zhiti dhe Berisha, të
na japin lekët e 100-vjetorit

Artistët: Zhiti dhe Berisha, të<br />na japin lekët e 100-vjetorit
TIRANE - Katër artistëve laureatë të çmimeve të një konkursi që u shpall nga MTRKS, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, shteti u mban rreth 5 milionë lekë. Ata shprehen se “lanë të gjitha punët e tyre më mes dhe u angazhuam të përgjigjem me vepra dinjitoze”.

Bëhet fjalë për kompozitorin e njohur Aleksandër Peçi, Mjeshtër i Madh, për Prof. Dr. Shpëtim Kushtën, Mjeshtër i Madh, për Endri Sinën dhe artistin e merituar Aleksandër Lalo.

Muzikantët i kanë ftuar të marrim pjesë në një konkurs të nderuar, morëm pjesë dhe fituam tani MTKRS ka detyrë të shpallin çmimet e t’ju likuidojnë lekët, shprehen ata një letër drejtuar ministrit të Turizmit dhe Kulturës, Visar Zhitit dhe kryeministrit Sali Berisha, në cilën shkruajnë:

“I nderuar dhe i respektuar zoti ministër, Visar Zhiti

Për dijeni, Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha

Për dijeni jurisë së Muzikës për konkursin e 100-Vjetorit të Pavarësisë

Në muajin dhjetor 2012 Juria e konkursit të 100-Vjetorit, e caktuar nga MTKRS ka firmosur vendimin për shpalljen e çmimeve të konkursit. Pas një pritjeje prej gjysmë viti ne laureatët kërkojmë urgjentisht që ju të jepni urdhrin për shpalljen e çmimeve ne Ëeb të MTKRS-së dhe të na paguani lekët. Leket kanë ardhur në MTKRS me VKM që në 2012 dhe është krejtësisht antiligjore se përse është shkelur kjo VKM e Qeverisë shqiptare ? Kemi firmosur kontratat, na kanë kërkuar dhe numrin e kontos e IBAN, të cilat i kemi sjellë në dhjetor. Na premtuan se do t’i nisnin në fund dhjetori, por na gënjyen. Na gënjejnë prej 6 muajsh se do t’i paguajnë dhe tani dëgjojmë të thuhet se nuk i shpallim çmimet se kemi frike se i paguajmë. Po si mund të flasë Dikasteri serioz kështu?! Ka 12 vjet që MTKRS nuk ka bërë asnjë konkurs muzikor dhe tani edhe për të vetmin konkurs shiko si sillet Dikasteri i Qeverisë shqiptare.

Ju tani keni ardhur në këtë post, por Titullarë të këtij Dikasteri gënjejnë, nuk shpallin çmimet dhe nuk paguajnë. A mos vallë lekët tona të VKM-së kanë shkuar në drejtime të tjera????.

Në një urdhër Ministri, urdhërohet financa në fillim Maji të na likuidojë lekët e konkursit të 100-vjetorit neve laureatëve, por dhe jurisë, e cila ende s’është paguar. Edhe ky urdhër nuk është zbatuar. Po si funksionon ky Dikaster kur VKM shkelet, urdhri i Ministrit shkelet?? Veprat fituese duhej të luheshin nga Institucionet. Pse s’janë luajtur??

Është në dinjitetin e postit që mbani dhe të marrëdhënieve shumë miqësore që kemi personalisht , të shpallni çmimet dhe të paguani lekët tani e jo pas votimeve, siç u shprehët . Çmimet janë vendim i kësaj jurie i këtij stafi të MTKRS-së dhe lekët kanë ardhur me VKM. Ne laureatët kërkojmë urgjentisht të zbatohet vendimi i jurisë i firmosur dhe nga Drejtoria e Arteve, e të zbatohet urdhri i Ministrit e të shpallni çmimet dhe të na paguhen tani në Maj.

Me respekt

Prof. Aleksandër Peçi, Mjeshtër i Madh, Qytetar Nderi i Përmetit
Prof. Dr. Shpëtim Kushta, Mjeshtër i Madh
Prof Endri Sina
Aleksandër Lalo Artist i merituar”


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptasrja.com (print) 25.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin