Artisti grek Haris Tsevis sjell
veprën “Nënë Tereza” në Tiranë

Artisti grek Haris Tsevis sjell<br />veprën “Nënë Tereza” në Tiranë
TIRANE - “Pranvera Greke e Kulturës në Shqipëri” do të vijë me një bum aktivitetesh kulturore në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, e cila festohet më 25 mars. Java kulturore greke u prezantua dje nga ambasadori i Greqisë Leonidas C.Rokanas.

“Ju kam mbledhur për t’ju thënë se festa kombëtare e 25 Marsit i ka rrënjët në vitin 1851, kur ne grekët filluam revolucionin tonë kundër perandorisë otomane”, tha ambasadori i Greqisë në Tiranë, Rokanas, dje në takimin me gazetarët në Ambasadën Greke.

Ambasadori  i Greqisë bëri me këtë rast edhe një prezantim të politikës së tij gjatë qëndrimit në Tiranë. “Politika që do të ndjekë është transparenca, sinqeriteti dhe mirëbesimi dhe do të tregohem i vlefshëm në Shqipëri në favor të miqësisë së dy popujve tanë”, tha Rokanas.

Festa e 25 Marsit konsiderohet nga populli grek si rilindje e shtetit grek, dhe pranvera e kulturës greke në Tiranë është një aktivitet që zhvillohet për të dytin vit radhazi në Shqipëri. Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas Rokanas, u ka rrëfyer gazetarëve filozofinë e punës së tij diplomatike që vjen përmes kontakteve kulturore.

Pse e vënë kulturën në qendër, pra, qytetërimin në marrëdhëniet miqësore mes 2 popujve, tha Rokanas duke shpjeguar se “Filozofia është kjo: qytetërimi kultura shihet si vlerë e identitetit tonë, por ka edhe ndryshime nga një popull te tjetri. Pra, filozofia është që diversiteti kulturor i sjell popujt më afër me njëri-tjetrin”.

SI ËSHTË DIZAJNUAR PORTRETI I NËNË TEREZËS

Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas Rokanas rrëfeu disa nga aktivitetet që që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Tiranë, siç është mes të tjerash edhe një aktivitet shumë i rëndësishëm.

Ditën e martë, më 26 mars ora 11:00 në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në një ceremoni të veçantë ambasadori i Republikës së Greqisë Leonidas Rokanas do t’i dhurojë ministrit Aldo Bumcci një mozaik portet dixhital. Kjo është vepër dizajnerit grek me famë botërore, Harris Tsevis, i cili do të jetë i pranishëm në këtë aktivitet.

Mozaiku është një portret i Nënë Terezës dhe në mënyrë simbolike përbëhet nga një numër shumë i madh fëmijësh anonimë, të cilët ajo i ka ndihmuar. Duke e parë portretin nga larg shquhet vetëm portreti i shenjtores me origjinë shqiptare, por nëse e sheh shumë nga afër figurat e fëmijëve duken.

Haris Tsevis ka bërë një varg portretesh artistike të personaliteteve mw të njohura botërore. Zëdhënësi i shtypit në këtë ambasadë Alexis Georgiades, nuk i dinte më saktësi përmasat e portretit që pritet të vijë më 26 mars në Tiranë, por shpjegoi se portreti do të përshtatet dhe do të zmadhohet në variantin elektronik, ku do të ndriçojë dhe zbukurojë sheshin “Nënë Tereza”.

“Pasi të zmadhohet dhe të stampohet, tha Alexis Georgiades, -ky portret do të zbukurojë hapësirën publike të sheshit të Tiranës që mban emrin e Nënë Terezës”. Ambasadori grek Rokanas tha se “Potrterti është një dhuratë e popullit grek për popullin shqiptar, që synon të nxjerrë në pah respektin reciprok dhe miqësinë mes dy vendeve”.

Vecc këtij evenimenti simbolik do të ketë edhe shfaqje të tjera me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë që zhvillojnë karrierën në Greqi, si koncerti i violinistes Ana Majlinda Spiro, koncerti i pianistit shkodran Armir Xhakoviq, Ekspozita e piktorit shqiptar Bujar Arizi.

Veç këtyre aktiviteteve do të jetë edhe shfaqja muzikore e Ansamblit grek “Dora Stratou” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në Greqi konsiderohet si muzeu i gjallë i koreografisë popullore greke.

Një nga shkrimtarët grekë i njohur edhe në Shqipëri, Nikos Kazanzaqis, do të përkujtohet përmes filmit të bazuar në romanin e tij “Jeta e Aleksis Zorbas” më 4 prill. Po në këtë datë në Muzeun Historik Kombëtar do të zhvillohet edhe një konferencë me temën “Një dedikim në nderim të prozatorit Nikos Kazanzaqis”

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës