SHBA - Një artist i tatuazheve ka marrë shumë kritika pasi postoi në internet një fotografi që i kishte bërë tatuazh qenit të tij.

Artisti nga Nju Jork i kishte vizatuar qeni një zemër të kuqe me një shigjetë në mes dhe me emrat Mel e Alex. Më pas, ai e postoi fotografinë në Instagram dhe në media të tjera sociale.

Shumë nga përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale kritikuan artistin për këtë veprim të tij.

Chris Torres, i cili zotëron dyqanin ku punon artisti, fillimisht doli në mbrojtje të tatuazhit të qenit. Pastaj, ai shkroi përsëri në internet duke mohuar atë që kishte thënë më parë.

"Ky tatuazh i qenit nuk është bërë në dyqanin. Nuk kam të bëj fare me këtë gjë", tha Chris Torres.

qen me tatuazh


(v.gj/shqiptarja.com)