Artisti i njohur italian Fedez do të vijë në Tiranë për të performuar në ‘Sunny Hill Festival’ në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Kjo i ka entuziazmuar të gjithë, mes tyre edhe blogeren Sarah Berisha e cila kërkon që artisti të marrë familjen me vete.
“Të lutem merr edhe familjen me vete!” shkroi Sarah Berisha duke etiketuar artistin. Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez, është një reper, këngëtar, kompozitor, personalitet i mediave sociale dhe biznesmen italian.
Ai ka 5 albume të renditur #1 në Itali, 25 këngë të renditura në mesin e dhjetë këngëve më të mira (11 prej të cilave arritën në vendin e parë) dhe 50 çertifikime Platinum. Me ardhjen e tij, fansat kërkojnë që Shqipërinë ta vizitojë edhe gruaja e tij Chiara Ferragni së bashku me 2 fëmijët e tyre. Chiara është mike shumë e mirë me Dua Lipën dhe këtë e ka treguar shpesh me postime në rrjete sociale.