Artisti italian krijon iluzion optik përmes pikturave në trupin e modeleve (FOTO)

Artisti italian krijon iluzion optik përmes pikturave në trupin e modeleve (FOTO)

'Butterfly' nga Johannes Stötter

Nëse ju ngecni në këtë fotografi ndërsa shfletoni në faqen e Shqiptarja.com mund të duket sikur nuk është asgjë tjetër veçse një një flutur e bukur në një luledielli.

Por nëse e shikoni me vëmendje mund të gjeni dicka vërtetë mahnitëse në të, pasi kjo flutur është në të vërtetë një njeri!

Piktori i trupit, Johannes Stötter përdor bojën për të kamufluar modelet e tij për të rikrijuar forma të ndryshme që shohim rreth nesh, nga kafshët deri tek objektet e pajetë, si këpucët.

Sipas Bored Panda, piktura në trupin e modeleve krijon një iluzion optik që duket tepër realist.

Ky artist italian është i mirënjohur në të gjithë botën për pikturimin e trupit.

Iluzioni i tij i fundit i quajtur "Butterfly" i është kushtuar vajzës së tij të vogël, Linnéa dhe ai beson se është vepra e tij më e mirë artistike deri më tani.

Johannes tregoi për "Carter News Agency" për procesin e tij krijues dhe se si filloi kryevepra e tij e fundit "Butterfly" me një skicë të vogël që ai bëri me një laps. Nga atje, ai vazhdoi të krijojë një skicë më të madhe me ngjyra.

Artisti italian shpjegoi se ideja se si gjithçka duhet të pozicionohet i erdhi menjëherë, por pjesa tjetër e procesit ishte shumë punë e vështirë. Sipas tij, sfida kryesore ishte futja e modelit në pozicionin e duhur.

Karriera e Johannes mori një kthesë të madhe rritëse në vitin 2013 pas iluzionit të tij tropikal të bretkosave, ku pikturoi 5 modele, e cila më pas u bë virale.

Ai jeton në Alpe, në Italinë Veriore, ku merr pjesën më të madhe të frymëzimit nga natyra lokale.

Artisti vlerëson krijimtarinë, shpirtin, muzikën dhe jetën alternative, të cilën ai përpiqet t'i bashkojë në një tërësi përmes artit të tij.

Ora 21:17
Artisti italian krijon iluzion optik përmes pikturave në trupin e modeleve
6/16
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

    Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar