Artistë të vegjël nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi u mblodhën sërish në Fushë Arrëz, njohur ndryshe si qyteti i festivalit mbarë-kombëtar të instrumentistëve të vegjël, i cili këtë vit shënoi edicionin e 22-të të tij.
Kënga, vallja dhe jehona e instrumenteve popullore në duart e artistëve të vegjël kumbuan fort në luginën e Fanit, teksa kthyen sërish festën e përvitshme, si garanci e transmetimit ndër breza të folkut shqiptar.
I themeluar si institucion i ruajtjes dhe transmetimit ndër breza të folkut të pasur shqiptar, Festivali Mbarkombëtar i Instrumentistëve të vegjël popullor, mbledh rreth 300 artistë të vegjël nga mbarë trevat shqip-folëse, të cilët shpalosin pasurinë tonë kombëtare.
Komente









