JAPONI - Një artist japonez pikturon veprat e tij në 3D, aq sa ato duken sikur janë origjinale dhe krijojnë një iluzion optik.
Këto vepra janë të krijuara me rëshirë akrelike trasparente dhe kur i shohim, është e vështirë të dallojmë nëse ato janë vetëm disa olograme tridimensionale apo diçka reale.
Për ta besuar do të na mjaftonte vetëm ta shihnim me sytë tanë se si ai i realizon ato, siç duket edhe në imazhet e kësaj video.
Bëhet fjalë për artistin japonez Riusuke Fukahori, i cili është në gjendje të pikturojë subjekte 3 dimensionale.
Ai pasqyron detajet e peshqëve të vegjël, të breshkave si edhe të oktapodëve që duken si origjinalë brenda disa enëve të vogla.

(Në foto: Artisti Japonez gjatë punës)
Një nga veprat e tij më të fundit, është një oktapod jeshil dhe ka një diameter gati 150 milimetra dhe një thellësi 2 centimetra.
Vetë artisti Fukahori, është shprehur se pjesa më e vështirë në realizimin e këtyre veprave, është ajo e krijimit të thellësisë së imazhit, për të krijuar një efekt sa më real.
Redaksia Online
(Elvana Bilali/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com