Artisti krijon skulptura kafshësh me petale lulesh (FOTO)

Artisti krijon skulptura kafshësh me petale lulesh (FOTO)

Foto nga artisti

I mbështetur nga arti antik dhe tradicional japonez i dizenjimit të luleve, Raku Inoue  skulptor dhe fotograf krijon portrete shumëngjyrëshe të insekteve dhe kafshëve.

Artisti me qendër në Montreal, përdor lule, degëza e gjethe nga kopshti i tij.

Secila prej tyre është unike pasi zgjedh materialet e tij sipas stinëve dhe asaj që natyra ofron gjatë tyre.

Koleksioni i tij i  rradhës "Insektet Naturë" përmban flutura, merimanga, bufa të punuara në mënyrë të hollësishme.

Artisti, i cili u rrit në Japoni, kalonte çdo verë së bashku me gjyshen e tij që jetonte në fshat afër Hiroshimas.

Insektet kanë një kuptim të veçantë për Inoue, sepse gjyshja besonte ata përfaqësonin praninë e burrit të saj të ndjerë.

"Një ditë, ishte shumë erë, kështu që shumica e petaleve delikate nga shkurret e trëndafilit binin në tokë.

 I kapa dhe bëra insektin e parë me lule. Unë kam bërë shumë insekte që nga atëherë e tani, përpiqem të shtrij kufijtë e artit të lules", tha artisti për Bored Panda.

Më poshtë janë disa nga punimet e tij të veçanta.

Ora 18:44
Artisti krijon skulptura kafshësh me petale lulesh
1/18
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

    Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit